7.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Mimoza Çobo

 

Ndue Hila është poet,prozator dhe gazetar .Ka lindur në fshatin Rraboshtë në Lezhë, më 28 tetor të vitit 1960.Imazhi mund të përmbajë: Avokat Ndue Hila Hobi i tij është letërsia,drejtësia dhe humanizmi,të cilave u është përkushtuar në jetë. Është gazetar në disa organe të shtypit në Shqipëri dhe diasporë. Jeton së bashku me familjen në Michigan në Amerikë. Eshtë autor i 12-të librave artistik me poezi,prozë dhe monografi :“E gjeta ku ta shkruaj emrin tënd”poezi,“Meteor dhembjesh”poezi, “Vraje vetminë”poezi, “Shungullimat e heshtjes” poezi, “Kitaristi i kabaresë” libër me tregime, “Humbësi i emrit” roman,“Heroi i dy Kontinenteve” monografi,”Shungëllimat e heshtjes”poezi ,”Loti i dashurisë”novelë,”Buzët morën flakë”poezi,”Yje dhe Valë”poezi,”Malli i vendlindjes”poezi,”Kujtesë e mermertë “poezi.Shkritari Hila është bashkautor në vëllimet poetike”Zëra të paarritshëm”,” Bota s’ka gjumë”,”Perëndim i malluar” “Gjuha e dashurisë poetike”,”Zemra prindërore”,”Itaka e fjalës”,”Collected Whispers “dhe”Altri Mondi “.Poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën rumune,italiane, angleze dhe greke.Librat e shkrimtarit Ndue Hila ,gjenden në bibliotekën e Kongresit amerikan,në zyrat e presidentëve të Amerikës dhe të autoriteteve amerikane e shqiptare.Monografia “Heroi i dy kontineteve”, kushtuar heroit shqiptaro-amerikan, Gentian Markut, është vlerësuar nga Presidenti i SHBA ,Xhorxh W. Bush, nga Ministri i Mbrojtjes të SHBA dhe Komandanti i USMC.Hila ka marrë vlerësime dhe çmime të shumta nga lidhjet e shkrimtarëve kudo nëpër botë.Është nderuar me trofe nga Lidhja e Shkrimtarëve Botëror.I është dhënë Çmimi i Artë nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Libraria Ndërkombëtare “Për arritje të larta në poezi”,si dhe nga Nobel House në Angli është nderuar me medalje ari, në vitin 2006.Organizata më e madhe e të Drejtave të Njeriut në Indi e ka vlerësuar me titullin” Ambasador për Paqen dhe Liritë Themelore të Njerëzimit në Arenën Ndërkombëtare”. Avokat Ndue Hila është antar i Qendrës për Mbështetje Ligjore për të Drejtat e Njeriut,në Bangladesh.Është Ambasador i vullnetit të mirë për drejtësinë dhe paqen, nga FAAVM (Shoqata federale për drejtësi, liri, solidaritet), për Azinë, Afrikën, Amerikën, Caraibet, Europën, Oqeaninë dhe Lindjen e Mesme,me qendër në Kanada. Është vlerësuar me Doktoraturë Nderi si Kujdestar i paqes botërore,me Certifikatë Nderi,me motivacion për përpjekjet në përhapjen e kulturës, dashurisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe paqes në botë.Është vlerësuar me” Dekoratë Nderi” me motovacion: Për një punë të jashtëzakonshme humanitare në favor të të drejtave të njeriut dhe përhapjes së paqes në mbarë botën, për bashkëjetesë paqësore dhe dialog ndërfetar,me Certificatë me motivacion:”Udhëheqës i paqes globale për parandalimin ndërkombëtar të mizorive dhe për punën në forumin e lirive dhe të drejtave të njeriut”.Av.Ndue Hila mbanë titujt” Ambasador i Paqes” (Cadet),më 15 Tetor 2019,”Doktor i Filozofisë në Njohjen e Mbështetjes Bujare të Humanizmit në Glob”dhe certifikatën “Drejtues i Paqes Botërore”.

Suksese e mbarësi i urojmë ,shkrimtarit Ndue Hila ! — me

Avokat Ndue Hila

.

Luc Balaj, Hile Leka dhe 76 të tjerë
29 komente
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.