20.4 C
Tiranë
E martë, 16 Qershor 2026

Mimoza Çobo

GOCË E BERBERIT

May be an image of një ose më shumë njerëz dhe ambiente të jashtme

Si legjendë e gjallë,udhëve të Fierit,
shfaqet bukuria jote,moj faqehënë,
mes këngës hyjnore,gocë e berberit,
vargjeve të saj ,nuri të paska rënë.
Thonë ishe e bukur, rënë prej qiellit,
baluket e zeza ballin të kishin ngrënë,
dhe pse i prisje me gërshërë t’sherperit,
prapë brenda natës ballin ta kishin zënë.
Kjo bukuri e paparë,zemëronte diellin,
sa rrezja kur të prekte të kishte inat.
dhe pse s’të linin të shëtisje Fierin,
pas gardhit rrinte djemuria dit’ e natë.
Ah,moj muhaxhire, ç’i bëre miletit ,
ëndërrimesh,si zanë i vije në gjumë.
Ah,ç’i bëre djalërisë,moj gocë e berberit,
zemrën ua theve,shpirtin më shumë !
Ngjyrë e buzës sate, joshte çdo djalë,
bukuria derdhej vello syrit të Myzeqesë.
Ah,si s’të puthën,sikur një herë në ballë,
askush s’të mori nuse dhe pse të desh !
Erdhe si fllad dhe si fllad i ëmbël ike,
mbete nëpër vargje bukuri e rrallë,
më qafë more dynjanë,moj bukuri nazike,
kush ka mbetur gjallë,të kujton me mall…
©copyright reserved Mimoza Çobo

Shkëputur nga vëllimi poetik “Dashuria është bekim”

“””””””””””””””””””””””

EJA I SHTRENJTI IM !
(Poezi për të rinjtë )May be an image of 1 person dhe ushqime
Të thirra i dashur,kur m’u gris petku i hollë ,
por ti s’u përgjigje,më le vetëm nën mollë,
gjinjtë e çjerrë purpurojë e kuqja gjethe.
Oh,kjo ikja jote,m’a preu mishin me ethe !
Mos më ler,të më pushtojnë shkurret e egra,
degët me gjemba,janë fole për grerëza,
molla që mbolle ti ,psherëtin sa,tundet dera,
mos vallë,e tund ti,apo luan me mua era?!…
Eja i shtrenjti im,më i hijshmi ndër burra,eja,
zbrit përmbi hire ,siç zbret butësisht reja,
puth petalet e buzës,që drithërohen nga era,
biskun nën gushë,që s’pret të vijë pranvera !
Eja i shtrenjti im ,më i hijshmi ndër burra,eja,
mbi buzët e kërthizës,çeli bisqet luledelja,
gjinjtë rrëzojnë kristale qumështi nëpër dhera,
lira e shpirtit s’këndon,po s’ia përkëdhele telat !
Eja i shtrenjti im,më i hijshmi ndër burra, eja,
braktisi viset e huaja,e shkurtër është jeta,
eja të shkrihemi në rrjedhën ku tretet eshtra,
sytë do bëj yje,të gjesh udhën ku rreh zemra!

©copyright reserved Mimoza Çobo

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.