Gjinkalla…
Një gjinkallë i tha bletës,
U merove moj e shkretë,
Nuk më sheh në majë të fletës,
Ohoho këndoj bëj jetë.
Ti ke lindur llafazane,
Vetëm fjalë..(po ç’pyet) .. gjinkallë..
Mjalt në gojë e mjalt në xhane,
Si një bletë .. e thonë kot vallë !?
Përmendësh” “pemë më pemë”
Bota kur nis ti hap sytë..
Sa mbyte me “këng” dhe rremë..
Si ty ska “gjinkallë” të dytë..
S’foli më gjinkalla fjalë
I ngelën notat ndër fyt
Si dhelpra me bisht ndër shalë..
“Këngë” e tillë veçse të ndytë ..
Macja qe djallëzuar.
Mes një fushe me zogjsh zëra,
Ndali hapat një fermer,
Si të veçantë zog nga të tëra,
Kapi thëllëzë, me vete e merr,
T’ia dëgjoj këngët që nga kafazi,
E vari në gozhdë në ballkon,
Nga macja e tijë fillon avazi,
Nis mjaullin sa herë këndon.
Macja na qenkësh djallëzuar,
Si për inat zhurmën kastile,
Thëllëzkë, kam për t’a punuar,
Imzot ma paska pas me hile..
Nuk them që s’ke zërin e rrallë,
Me kishte deri dje shumë shok,
Ndaj hidhu në shtëpinë përballë,
Pa të prurë ty, më desh me kokë.
Dëgjon mes tyre debatin bujku,
E zbret thëllëzën të larë në lotë,
Vetëm pa shok të do veç ujku..
Për ju -tha dashuri kam plotë.
I jepni dorën njëri-tjetrit,
Është kaq madhe zemra- shtëpi..
Dëgjoni ç’thonë dhe më të vjetrit,
Se gjthë secili ka vend të tijë.
Mimoza sot.