16.5 C
Tiranë
E dielë, 22 Qershor 2025

Mimoza Eliona Osmani

“Sorkadhe”L'immagine può contenere: Mimoza Eliona Osmani, spazio all'aperto

“Sorkadhe” e vogël lëndine,
Ti barit të gjelbërt kullot,
Drejt malit të zemrës, alpine..
I’u ngjite më -the Imzot..
T’a fala shpirtin ,hallall..
Rrëmbyer më kanë sytë e zinj,
Lëkura e bardhë si dhallë,
E këmbët e drejta qirinj.
Si mumje mu qep buza,goja,
Të pashë dhe u mpiva si zall,
E trupi s’bënte dot gjoja..
Mornica si shkrepi u ngjall..
Nga magji e flokut si terri,
E mesit si barbi të ngushtë,
Një rrigos si kokra sheqeri,
Si ethet e zjarrit në gusht..
Buzëqeshje me cepin e dritës,
E rrezet vërshuan si shtiza,
Mbi shtatin e brishtë tabelqitës
Prej sysh me qerpikët si driza
Më zure si macja zë miun,
E unë t’u dorëzova i tëri..
Se prisja, të lije pas, shiun..
E ndjenjën këpute si përi..
Imazhi vozit në mes syve,
Të mendjes që joshe me prush..
Dhe flaka që digjte mes gjive
Alkooli dy “kokrrave rrush”..
E vogël lëndine “sorkadhe”
U lutem të vish perëndive,
Sërish në të miat livadhe..
Ty.. petkun e gjithë bukurive..
Moza.
Lësho sytë pëllumba
Veç një sy më hidh unë do të falë dritën,
Shpirti dlirsis të më ngrohë si valë,
Më falë buzëqeshjen m’i jep këngës ritëm
Puthmë sikur qiellin,e prit diell të dalë..
Hape zemren time çele një dritare,
Futu brenda thellë, shihe sa pasqyrë,
Ngrihe hapsirës, ler shkëndijë për zjarre,
Shkrihu si melhemi, lyem si me yndyrë.
Në botën e syve, futu me dëshirë,
M’i jep ngjyrë retinës, e viri në zemër
Hap të tuat sy, puthmë pa mëshirë,
Sa të rrjedhin gjak,bojë për tëndin emër.
Të mos njohin kohën, vitet bëmi grimë..
Mbështill pëkëdheljen me mandil përflakur..
Bëmu, oksigjen frymë për dashurinë,
Mos më ler të “fle” në dërrasë të kalbur..
Çel petale lulesh , si rrënjë në mushkri,
Si pemë e jeshiltë në trupin e brisht,
Lësho sytë pëllumba të jenë aty free,
Vështro se si (Hëna) shndërrohet e misht.
Mimoza Eliona Osmani
Vuvosur!
I duhej një dentist i mirë asaj,
Ai ishte si një e prishur dhëmballë,
Si t’a kish’ prej ari duronte dhimbjet,
Çuditej me veten deri kur vallë!?..
Ai ishte si një trakt i fshehur,
Si në kohë lufte e mbante në gji,
Kur gjaku prej plumbit ,rrëkezë,
E strukte më thellë si zjarri nën hi.
I duhej një dentist i mirë asaj,
T’a shkulte si krisja me rrënjë,
Ti bënte një dezinfektim pastaj,
Vendit që si grua e hante me lënjë..
Vendosi sa herë raki pika -pika..
E dehte lëngimin me gënjeshtra,
Doktorit i shmangej nga frika,
Vuvosur e mbante në eshtra..
Ai ishte si panxhari i kuq,
Që veçse “flokët” i duken jashtë,
Ajo shkonte vetëm në parukeri..
Priste veç “balluket”, se e kish’ dashtë.
I duhej një dentist i mirë asaj..
Moza.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.