12.5 C
Tiranë
E enjte, 23 Prill 2026

Mimoza Eliona Osmani

Meditim.
Deti im të jetë më i madh se ty?
A ndoshta disi më i thellë !?..
Ç’përplasje dallgësh aty.
Sot dua të këndoj si turtull..
Ti rrëmbejë krahët pulëbardhës
T’i pëshpërisë erës së vrrullt..
T’u flas të përshpejtuarave re
Të mos shpërbëhen nga reaksioni..
Nga valë kimike atje..
Të fle në pambukun e tyre
Të zgjohem në mesin e yjeve
Mes ngjyrash, ylberesh natyre
Paskëtaj të bisedoj me qiellin
Kam nevojë të flas me sy..
Sy më sy, me portokall-diellin..
T’i flas gjeth-hënës më parë
Se e djela vjen pas të shtunës
Pas grindjes loti margaritar..
Sonte hodha grepat nëpër errësirë
Nxora një perlë të çmuar
E vara në shpirtin tim të lirë..
Sonte dua t’u flas pa pushim
Kujtimeve shtrirë pëmbi det
Por u mbytën prej detit tim..
Moza
“”””””””””””
Buzë e bregut s’njeh rasatë…
Për çudi të njëjtën datë,
Për të dhënë vere koncert,
Diferenca ditë me natë,
Ndryshe sot e ndryshe vjet..
Zhdukur turizmi..paratë,
Si pranverës, ngjyre e blertë,
Për ishujt ishte dhuratë,
Por bosh çadrat s’kanë lezet..
Dallgë të detit si pallat..
Përplasen si me të sertë,
Buze e bregut s’ njeh rasatë..
Qan për gjallërim, për jetë..
Edhe retë atje lart,
Heshtin si var i mermertë,
Rrodhën pika lot mbi shtatë,
Tokës së njerëzve me dert..
Kush e pati kaq inat,
Bukurinë që ka ky “mbret”. ( Deti
Nuk “punuan” me “lopatë”
Por me shat nga anë e vet..
I njëjt Atdheut ky fat,
si pik ujë fati çdo shteti,
Diferenca ditë me natë,
Si shëlllira nga sherbeti..
Moza
“””””””””””””
Jeta nuk është thjesht nocion.Imazhi mund të përmbajë: Mimoza Eliona Osmani, syze dhe Zmadho
“””””””””””””””””””””””””'””'””””””””””””””””””
Perëndia pëshpëriti..
Një sekret më tha në vesh,
Ndille në se s’të thërriti..
Jeta ka buzë ..buzëqesh..
Kush ka mbjellë edhe do korri,
Kush ka lindur do të vdesë,
Kush ka vjell dhe të keq nxori,
Ta dijë djalli.. do ta presë..
Kush nuk di të mbjellë një “farë”
Lule shpirtit pranverore,
Për parajsën bëhet garë..
Shkon kush ka zemër diellore.
Jeta nuk është thjesht nocion,
Ti shmangesh mos u përpiq,
Vdekja s’është veç iluzion,
në t’hedh prang, hallkën t’i hiq.
Mbroi ëndrrat çdo dëshirë..
Shih me këndvështrimin tënd,
Thith nektar e eliksirë,
Rro e mos u bëj pishmënd.
Zoti të dha trup e mëndje,
Vishe – zhvishe ngelet trup,
pesho fjalë jo me hamendje,
Shih ligësin .. diçka që krup…
( E pështjell) ..e ( egërsirë..)
Që vret shpresat ,dashuri,
Prej flakë gjuhe djeg të mirë,
Shuan qelizat në njeri.
Porsi një zog nëpër duar,
Si sytë mba emrin e saj,
Duaje sa s’është larguar
Të iku ..mos qaj pastaj..
Mos e trëmb të fluturojë..
Qiejve erë me suferinë,
Fati s’del përherë njësoj,
Çel kur ka pranë dashurinë.
Se me jetën është mish-thua,
Lind binjake, e pa të vdesë,
Rrjedhin dyshe si ujë krua,
Veç e veç thikë me dy presë.
Flas, për dashurinë njerëzore,
Jo atë erotiki ..
Sigurisht ajo eprore ..
Por ,më parë të jesh njeri.
Prej floriri ç’ porositi.. (Zoti)
I mbani në vesh si vath..
Labirint shpirtit t’ju ndriti..
Jetë si lulet në livadh.
Mimoza Eliona Osmani
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.