17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Mimoza Hafizi

 

THIRRJE
Drejtuar studentëve të Universitetit të Tiranës
Rezultatet e zgjedhjeve të 30 Korrikut do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e universitetit tuaj.
Diplomat cilësore, kushtet e përshtatshme të punës e jetesës, marrëdhëniet korrekte e bashkëpunuese me profesoratin, cilësia e lartë e formimit dhe informimit, perspektivat tuaja më të mira të punësimit arrihen vetëm nëse ky universitet udhëhiqet nga vizioni i hapësirës europiane të arsimit të lartë dhe mirëqenia e anëtarëve të tij, pedagogë, studentë dhe i gjithë personeli mbështetës.
Drejtimi nga klanet me interesa abuzive pengon të ardhmen e kësaj qendre akademike dhe cënon drejtpërdrejt të ardhmen e secilit prej jush.
Dinjiteti dhe progresi i UT, që unë po kërkoj me platformën “Së bashku për nderin dhe dinjitetin e UT”, do të jenë vlera të rëndësishme, të cilat do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë jetës.
Pjesëmarrja juaj aktive në këto zgjedhje është firma dhe vula që ju mund t’i vini përpjekjes së përbashkët për nderin dhe dinjitetin e Universitetit të Tiranës!
JEPINI FRYMËN DHE ENERGJINË TUAJ ZGJEDHJEVE NË UT !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.