8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Mimoza Halili

Ju përshëndes,miqtë e mi të mrekullueshëm!

Ju lexues te nderuar,artëdashës dhe miqtë e librit që me urimet tuaja vlerësoni cdo krijimin artistik! Përshëndetje të përzemërt për ju poet e poete të çmuar!

Doli nga botimi libri i 4 vëllimi poetik

” Rrugëtim në Perlat e Vendlindjes”

Këtë gëzim dhe emocion të bukur qe natyrisht është një kënaqësi e rrallë kur merr në dorë veprën tënde dhe çuditërisht e ndjen veten sikur fluturon në krahët e lumturisë dhe këtë lajm elektrizues dëshiroj ta ndaj me ju,miq të nderuar!

Ju falenderoj sinqerisht për komentet e arta,vlerësimet presticioze që më kanë inkurajuar,mbështetur ,frymëzuar fjala juaj është medalja më e bukur për mua ,një dekorim ekzemplare është prezenca juaj që unë e çmoj!

Falenderoj përzemërsisht mikun e çmuar,redaktorin Bedri Dula për punën ,korrektimin e librit dhe bashkëpunim dinjitoz,ndihmën miqësore dhe profesionale!

Gjithashtu, falenderoj nga zemra piktorin,artist Arti Jete ( Afrim Shatku) për dizanjon fantastike,pikturën antike,veprën madhështore që është kopertina e librit dhe librit tim ashtu si ka titullin i jep vlera të çmueshme ,sepse ishte një dhuratë e denjë!

Falenderoj,mikun e shtrejntë ,botuesin Hajdar Fejzullahi, shtypshkronjën Lena Graphic për botimin e librit,përkujdesin dhe bashkëpunim reflektiv ,kujdesin dhe punën e përkryer!

Falenderime të thella shpreh për të gjithë stafin drejtues të shtypshkronjës,Venera Alshiqi,

Laura Morea Ariona !

Falenderoj përzemërsisht miken time të çmuar,artisten dhe moderatoren brilante,poeten e nderuar Anila Kodra për kujdesin,mirëmbajtjen dhe tërheqjen e librave!

Falenderimet janë të shumta sepse para pak ditësh kisha ditlindjen,nuk postova si zakonisht,por ajo që më lumturoj ishte prania e të gjithë miqve të mi me urimet hyjnore!

Duke mos patur mundësi t’iu falenderoj të gjithë ju uroj nga zemra secilin prej jush ,shëndet,begati dhe lumturi në jetën tuaj!

Respekt dhe mirenjohje pamase!

Gëzime dhe bekime pacit gjithmonë në çdo aspekt,mirësi,harmoni e dashuri!

Nderimet e mia,miq të dashur!

Rrugëtim në Perlat e Vendlindjes

Me kamërën.Mund të jetë një imazh i Mimoza Halili, syze dielli, bizhuteri dhe ambiente të jashtme
E reporterit xhiroj arat vreshtin me rrushë
Myzeqenë
Blerimin,detin,pyjet,mal e fushë
Kur
Planetet ngjyrën blu hedhin mbi mua
Shpirti ylberor
Me erën e vendlindjes u mrekullua.
Eeeh,sikur
Të kisha një çast krahët e Shqiponjës
Të fluturoja
Në Lushnje pa matur ritmin e kohës
Te sheshi i grurit
Gëzimet e jetës në festë t’i inaguroj
Nën tingujt
E gërnetës myzeqarçe të këndoj.
Oh,këtu
S’ka formulë të shpikur si me magji
Myzeqeja
Është Perlë,poemë,rinimi në gji
Ndaj,për recetë
Mblodha lule bliri e sherebelë
Pikë-pikë
I shtrydh e t’i shijoj si karamelë.
Në gjethe
Pjalme zbres Hënën e plotë
Tek Klubi
I Shoferit do pijë çajin e ngrohtë
Si kalorësi
Lajmëtar vrapoj në maratonë
Të uroj
Dolli dasme te “Myzeqeja jonë”!
Me busullën
Oriental të zemrës do bëj kruaziera
Në breg të
Adriatikut me detin flladoj si era
Për pik-nik
Në Dajlan sodis pyllin e Divjakës
Vals mbi pendë
Fazani hedh me yjet e natës.
Oooh,fantastike!
Rrugëtimi
I ëndrrës ahengun ngre në Myzeqe
Rrënjët e shpirtit
Rinohet si bahçja me lulëkuqe
Oh,sa dua
T’i prek e t’i puth Perlat e vendlindjes!
Kur vij
Si bijë më bekon vatrën e lindjes.
Aty,toka
Me qiellin bëhen një në horizont
Galaksia
Më shkel syrin kur valle hedhin zogjtë
Dielli
Garon të puth valë deti në perëndim
Të më përpij
Në rrezen e tij kridhem në përqafim.
Ah,romantike!
S’kishte më të bukur dritë në imagjinatë
Aty trageti-dëshirë
Hap velat si udhërrëfyes i saktë
Ndaloj një çast
Te Kongresi i Lushnjes me nostalgji
Kujtimet,
Mallin,abetaren si muze i ruaj në gji.

Mimoza Halili

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.