16.5 C
Tiranë
E mërkurë, 1 Prill 2026

Mimoza Halili

Ju përshëndes,miqte e mi te mrekullueshem..
Ju lexues dhe artdashes te nderuar..
Dhe ju poet e poete te cmuar qe me komentet tuaja me vleresuat ne cdo postim te krijimeve te mia!
Sot ishte vertet nje dite e vecante,e shenuar qe me gezoj pamase dalja nga shtypshkronja
*Lena Grafik * libri im me titull dhe teme
*ÇAMËRI, DJEP I SHQIPONJËS*!
Me kete rast gazmore kete lumturi e sihariq te bukur e ndaj me ju duke percjell urimet e shejnta ,te panumerta, e ne konsiderate te thelle shpirterore ju falenderoj te gjitheve!
Falenderoj perzemersisht,mikun e cmuar,redaktorin dhe lektorin e shquar Naim Nuredini per bashkepunimin dinjitoz,recesionin e mrekullueshem,ndihmen e vyer duke perfunduar librin me sukses!
Mikun e shtrejnte,piktorin e nderuar Arti Jete per dhuraten e denje ,pikturat fantastike te jene kopertina e librave te mi!
Te gjithe stafin e shtypshkronjes Lena Graphic dhe ne vecanti mikun e nderuar Z. Hajdar per botimin e librit ne nje kohe rekor e me cilesi!
Miken time te cmuar,poeten e nderuar e me vlera te rralla Anila Kodra per marrjen ne dorezim dhe mirembajtjen e librave ,nje gjest i rralle e human qe s’kam per ta harruar !
Ju pergezoj miqte e mi te nderuar per gjithcka qe me nderuat me pjesmarrjen tuaj aktive e presticioze ! Respekt dhe mirenjohje pamase!
Te gjithe e kedo ne vecanti i uroj gezime dhe bekime si ne veprimtarine e gjithanshme ashtu dhe familjare! Begati e lumturi dhe suksese ne cdo aspekt te jetes! Nderimet e mia!
“”””””””””””””””””””””””Psherëtimë dimri

U largove, dimër, si një aventurier.

Në petkun e ftohtë ndieva tundim.

Herë gëzohesha heshtur pa u ndier.

Në zambak dëbore gjeta gëzim.

Të them se nuk ishe i urtë, po as i sertë.

Madje as ngricë të akullt nuk ndieva.

Por karantina u tregua mjaft e rreptë.

Maskën me detin e vakët e përzieva.

S’kish faj ajo se korona rri e fshehur.

Frikën ma ktheu si kuçedër vrastare.

Dhe në autobus tensioni klith zbehur.

Mimika e fytyrës bëhet sqimatare.

Nganjëherë më kap melankolia.

Në parvaz të dëshirës shkon e zhytet.

S’dalloj çfarë ngjyre më flet mirësia.

Në pikëpyetjen e ëndrrës dyndet.

Mendimet kthehen si gjethe vjeshte.

Shtegtojnë sa këtu sa andej matanë.

Në dega plepi përulet nëpër mezhde.

Rrezet e ylberit i përhap tejembanë.

Oh, sa u gëzova që troket pranvera!

Me gjelbërim të na qeshin sytë.

Kur shoh lulet me barin të përziera.

Dhe durimi me aromë vere u zbut.

Psherëtimën e dimrit e mbulova.

I hodha nektarin e bletës në hoje.

Agun e agimit me diellin e zgjova.

Drejt kaltërsisë natyrë të më ftonte.

 

S’ka ngjyrë dashuria

Shikoje jetën në sy çdo orë përditë.

Se loja e përpjekjes është e pafundme!

Aty rrugica e fatit në terr kërkon dritë.

Dhe vitrina e fjalës bëhet e padukshme.

Bëhu shpirtgjërë, i matur dhe i drejtë.

Se gjesti human nuk do gojë të flasë!

Të ndihmosh jetimin është e thjeshtë.

Pak bukë, një rrobë, ujë dhe gjellë në tas.

Në bulevardin e ditës mos ec serbes.

Kur sheh të pastrehët hidh një kuvertë!

S’ka dallim race kur kalon keq dhe stres.

Gjuha e përçmimit s’vlën asnjë cent.

Mos përqesh të tallësh botën e artë.

Ai quhet njeri me aftësi të kufizuar.

Askush nuk e zgjodhi talentin e pafat.

Nuancat e ngjyrave Zoti i ka krijuar.

Kur udhëton në tren dhe në autobuz.

Ngrihu, bëji vënd të moshuarit të ulet!

Ndihmoje me respekt mos e përbuz.

Se tek ky brez kocka si gjëmb ngulet!

Mos e duaj jetën vetëm brenda gardhit me purteka!

E mos e mat veten me hijen e mëngjesit të bardhë!

Shih se sa ngjyra të bukura do të marrë jeta.

Kur zemrën e hap për të tjerë nevojtarë!

Të gjithë marrin pjesë në këtë sport.

Aty s’ka modë e ngjyrë dashuria.

Ajo nuk njeh shtet, kufi, mur dhe fond.

Ngjan si penicilina që shpik mirësia.

Edhe për ju jam nënë

Udhëtoja e qetë mes bulevardit të ditës.

Të veçuar gjeta dy fëmijë të vegjël.

Të heshtur, fytyrëvrarë si telat e sitës.

Skena e trishtë i katandiste si vegël.

M’u dhimbsën e afrohem duke i pyetur.

Dridheshin strukur nëpër të ftohtë.

Më vështruan befas të uritur e sytretur.

Kur loti pikonte nga gjoksi i ngrohtë.

Pëshpëritën se kishin mbetur jetimë.

Dhe flinin ku të mundnin, në rrugë.

U preka dhe shqetësimi s’kish durim.

Sikur më hodhën blozë duhani e vrugë.

Si shpuzë më dogji revolta si nënë.

Si shigjetë në shpoi dhimbja si njeri.

Ah, në çast doja t’u vija shtratin prej hëne.

Të flinin ngrohtë e qetë në jastëkun e ri.

T’i mbuloja me kuvertë qëndisur me yje.

Të qeshnin si lulet që çelin në maj.

Të marr diellin dhe një mal me pyje.

Të ndizja zjarrin e të ulen si xixëllonja pas saj.

U përpoqa e më ndaluan t’i adoptoj.

Por unë s’pyeta ligjin i vura në shpirt.

I strehova në folezën e mirësisë ku jetoj.

Gjersa të bëhen Zot të vetes një ditë.

I mblodha në kraharor me dashuri.

Njësoj pa dallim i dua si bijtë e mi.

Ata janë e ardhmja e bukur në dituri.

Kur më rrëfejnë ëndrrat me gëzim.

Rinohem me ta se aty gjej pranverë.

Edhe pse u rritën më thërrasin “nënë”!

Kur shtegtojnë si zogjtë e jetës në verë.

Akoma i pres të kthehen tek foleja mëmë.

Përgjërohem për fatin e tyre në çdo hap.

Me shpirt iu them se dhe për ta jam nënë.

Ndaj sa herë të vijnë si kalorësi në vrap.

Do i përqafoj si yjet që flatrojnë në hënë.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

ASTRONOMIA E POEZISË
Poeti dhe poezia janë si dielli binjak rreth tokës
Si dy polet e globit në meridanë të kundërt Jug e Veri.
Si fanar drite në tempujt e gradaçelat e kohës
Ku e vërteta është kameramani i saktë i realitetit.
Përngjan si zëri i nënës kur përkëdhel foshnjën
Oksigjeni i ëndrrave ku rrjedh si burim
qumështi i gjirit
Si ninullat flutore në djep e gjallëron odën
Duke e zgjuar çdo mëngjes me dashuri.
Si gurra popullore në pentagramin e notës
Me këngët e bukura të folklorit
Me vallet e traditës në festat gazmore
Mes urimeve në vigjilje të ndërrimit të vitit.
Gjuha e bukur shpirtërore që përshkruan çdo detaj
Si kompozitor në ritmin e dallgëve të jetës
Dirigjent në muzën e ëmbël si pjalmi i pemëve
Pulsi i rrahjes në zemër që drithëron tingujt
Si gjethe vjeshtore kur e përkund era.
E nuhat si levanda e luleve në lëndinë
Ku bariu mbledh kopenë me flugerin fyell
Ermon si bujku që ledhaton tokën me bel
E në frezë hedh farën e parë
Kur mbin filizi e çel sythi sa vjen pranvera.
Si druvari në pyll kur dëgjon koncertin e zogjve
Kur kthehen nga shtegtimi e gjurmojnë folenë.
Në traditat e dialektit të çdo zone ku fluturon Shqiponja.
Si flladi në det ku noton delfini mes valëve
Një maratonë magjepse ku çugrit sqepin
leljeku kaçurrel.
Si guzhinieri që servir gatimet speciale e frutat e stinës
Ku furrtari nxjerr bukën e nxehtë e pret klientët në rradhë.
Në vatrën e familjes ku gjërat e thjeshta
Janë përkthyese e ndjenjave flurore nëpër dasma me zëra gjyshërimi
Stjuardesa që pret në aerodromë të dashurin me padurim
T’i sjell trëndafila të kuq një unazë për ditë fejese me aromë lumturimi
Ku vajzat vishen nuse e djemtë kostumin e dhëndrit.
Poeti dhe poezia është ajri i frymëzimit
Si një vidioklip në gjelbërimin e natyrës
Pa penelat ngjyros sfidat,problemet,
trishtimin
Edhe kur gëzohet me gjërat e thjeshta dehet nga mrekullia.
Fuqia e mbinatyrshme shpirtërore që fal shpresën ditën e pagëzimit
Pa formulë matematike zbërthen Kodin e Dashurisë të qeshësh nga lumturia.
Çdo gjë është provizore e ne si vizitorë në këtë jetë
Por,magjia e penës ,muzës është arkitekti i fjalës
Është si libri me shumë kapituj në pikën kulminante
Që zbulon,rrëfen,përjeton dhe pa rimë i hedh në fletë.
Mësonjëtorja e paqes që ulet gju më gju me popullin
Në evolucion të shkaqeve kuvendon si oratore e vërtet.
Është mitologjia që dikton gjurmët në lashtësi
Është e kaluara si një himn hyjnor
E sotmja si një bekim i shejntë
E ardhmja që frymon brezin e ri
Të duan e të çmojnë Perlat e Atdheut!
Më thoni,pse shkruan poeti?
I vetmi astronom që mediton
Shkronjat e arta në vargje.
Mimoza Halili
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.