NJË KAFE MYZEQARE DUA KAMARIER
Një kafe myzeqare për merak dua,
kamarier
Mos u çudit bre,bëje të fortë të them,pa sheqer.
Të ëmbëlton zemrën si sherbeti përzier me mjaltë
Herë si musht gjiri,herë si ujë burimi i kristaltë.
Kur e pija nga dora e nënës në ballkon çelnin lulet
Galaksia mbi tryezë si mysafire me rrezet ulet.
Ndaj,të lutem,kujdes porosinë e sillmë kafenë me shkumë
Një rrufitje në buzë duket si syri i kaltër në lumë.
Oh,ka lezet e shije kur rrufit kafenë e nxehtë
Më ndjell aromën e luleve në fushën e blertë.
Ndërsa,vetmia këtu në Athinë nxiton hapat e ç’orientuar
Në rutinën e përditshme shfletoj kujtimet e përmalluar.
Çdo gllënkë kafeje ritmon gaz ,humor e harmoni
Njësoj si melodia e klarinës pentagram me simfoni.
E pi dhe kur muzgu zeshkan hedh vellon mbi qytet
Filxhani në fund m’u duk dialog i bukur sekret.
Përreth meje ndriçojnë neonet si gonxhe begonjë
Në çast servir kamarieri e flet,- urdhëroni
Zonjë!
Si thëllëza majë qershis vështroja kafenë e gëzuar
Fizarmonika e kraharorit nxirrte tinguj të mrekulluar.
Rrufis kafenë e nxehtë e shijoj bulzat me ajkë
Rruga drejt Atdheut përngjan si kopështi me zambak.
Habitet kamarieri kur ndiej drithërimën e valsit të saj
Malli në shpirt më përkëdhel si era në Maj.
Aspak,mos u çudit me porosinë time,kamarier
Ah,të tregoj se në Myzeqe ka vetëm pranverë!
Mimoza Halili
Botuar në librin
“ÇAMËRI, DJEP I SHQIPONJËS”!
“””””””””””””””””””””””””””””””””
Gëzuar Fitër Bajramin
Gëzimet e festët i mblodha e thura një shportë
Gjithë miqësinë uroj:”Gëzuar Fitër Bajramin”!
Si bamirësi do ta shpërndaj nevojtarëve në portë
Fukarasë,të sëmurit në shtrat,te pastrehët dhe jetimin.
Si ditë e shënuar sjell mbarësi,lutje anembanë
Zoti na jep bekimin të ecim në rrugë të drejtë
Na qoftë e mbarë vëllezër e motra muslimanë
Festa është sofra e dashurisë paqe e begati në jetë.
Linda në një epokë pa fe ,xhami e Kishë
Por besimin ndaj Allahut e ruaj dhe sot
Kur mërgimi si tryelë shponte kockë e mish
Lutesha çdo ditë në të Madhërishmin Zot!
Kam 3-dekada larg Atdheut e mërguar
Kuranin e mbaj si gjënë më të shtrejntë!
“Selam” më përshëndet nëna e gëzuar
“Aleis Selam”,ia kthej urimin e shejntë!
Aaah,sa doja!
Festën ta festoja me njerëzit e dashur
Gotat t’i çugrisnim mbushur raki e verë
Në fenë Islame Zoti përherë ka falur
Jabanxhinë,fukaranë,jetimin ngaherë.
Them,se kur lutesh në Zot triumfon besimi
Vëlla e motër, të afërmit t’i duam me mall
Nëse fal mirësi në vatër rinohet shejntërimi
Shëndeti mbi të gjitha që jetës t’i bësh ballë.
Mimoza Halili
( Botuar ne librin-
*RRUGËTIM NË PERLAT E VENDLINDJES*)