Për çfarë kohe të tregoj,moj Çamëri
Shumë
Ngjarje e histori më tregonte im atë
Kur gjyshi
I tij kishte udhëtuar ne Pargë e Filatë.
Sa mall
Përmbledhur si re që vetëtin
Përshkruante
Viset e kujtonte vatren e Çamërinë.
Heshte
Veç çibuku i duhanit vërtitej në dorë
Koha
E vjetër i dukej si limani me dëborë,
Fliste papushim
E sytë i ndrinin për të bukurin vënd
Kur mbidheshin
E ligjëronin shqip burrat në kuvënd.
Ja,përtej
Sheh Artën që kryqëzon në Gumenicë
Atje klima
Në çdo stinë s’njeh dimër e ngricë.
Eh,sa kujtime
E kam një lëmsh në fyt,moj bijë
Vallë
Brezi i ri do përmënd historinë e tij!?
Në çati
Të shtëpisë kish folenë dallandyshja
Atje në vatër
Rrita tët atë,më thoshte e malluar gjyshja.
Të përshkosh
Margaritin të fton në garë Paramithi
Gjelbëronte
Pranvera e verdhonte gruri,misri,drithi.
Eh,mbaj mënd
Kur zbrita nuse e më uronin në mëhallë.
Rrëfente
Gjyshja me gëzim e fjalë të përmallë.
Traditat
Gjurmonin jetë si Olimpi në epokë
Këngët
Vallet ishin parajsë e mrekulluar në tokë.
Dasmat
Festat kishin lezet sa tundej Çamëria
Kur hidhje
Vallen Çame ndrinte pragu,vllazëria.
Vasiliko
E manxhuranë të porsaçelura me aromë
Fidanëtharë
Në kujtesë s’i fshin koha,as laps e gomë.
Eh,psherëtin
Im atë e fosfor loti rrëshqet në sy.
Këto kujtime,
Moj bijë,rrëfeja fëmijëve të tu.
Atje në mërgim
Kam lënë një amanet në Pargë
Flutuarta e babait,
Sillmë një grusht dhe nga largë.
A e di moj bijë,
Për çfare kohe të tregoj më parë?
Ëndrrën
Ma zbuan,por shpirtin s’ma kanë vrarë.
S’harrohet
Legjenda e Skëndërbeut në Shqipëri
As bëmat
E Osman Takës trim në Çamëri!
Eh,sot kujtoj
Fjalët e babait që iku pa parë sinorë.
Me mall priste
E përcillte nip e mbesë në diasporë.
Pritja
Barrë e rëndë e mërgimi shi me sqotë
Ylberi i shpresës
Për ty Çamëri është i shejnti Zot!
Mimoza Halili
Botuar ne librin
” ÇAMËRI, DJEP I SHQIPONJËS”
“””””””””””””””””””””””””””””
PËR TY BIRI IM
Për ty bir,zbres yjet çdo natë
Te shtrati i ëndrrave i bëj prozhektorë.
Lodhjen e kthej busull në udhën e saktë
Shqetësimet e moshës si meteorë.
Në mjergullën e kohës s’njoh rrezikun
Sfidoj të keqen në shkurret e fshehta.
Mes zjarrit që shkrin metal çelikun
Të sjell gëzimet, flladin,nektar si bleta.
Për ty shmang misteret e intrigat
Që si ferrë tentojnë të prekin mish
Vërshoj forcën si lumejntë në diga
Të sjell argjendin dritë në syrin fildish.
Për ty shmang aventurat pengesat
Që të afrohen si ujqër të djallëzuar
Problemet i bëj kolonë betoni mbi lesat
Ndaj,mëngjeseve puthe jetën i gëzuar!
Për ty bir,si me magji natën e kthej ditë
Pasionet dëshirat t’i brumoj si dirigjent.
Shijoje pranverën e rinisë si Petrit
Pranë teje jam të gëzosh çdo moment.
Me pjalmin e shpirtit qëndis harmoninë
Ditlindje dhe festa të kesh gjithmonë.
Dil, në livadhe përqafoje lumturinë!
Gjelbërimin e jetës me lule t’i zbukuron.
Për ty si diell në gjithçka është nëna
Çdo sekond bëj paktë me Perëndinë.
Ti je thesari,jeta, poezia,galaktika,kënga!
Si notë pentagrami të dhurojë dashurinë!
Botuar ne librin
*ÇAMËRI, DJEP I SHQIPONJËS*