14.5 C
Tiranë
E martë, 3 Dhjetor 2024

Mimoza Halili

Gëzuar Vitin e Ri 2023!
Djemtë e mi të çmuar
Yjet e zemrës time,
Dielli dhe oksigjeni në shpirt
Drita ylberore në sy
Dashuria më e bukur dhe thesari më i shtrejntë në botë,princat e mi të mrekullueshëm!
Shëndet e begati,mirësi e lumturi ju uron
Nëna juaj,Mimozë!
Ju dua fort !
KUR SHOH DJEMTË QË RRITEN
Kushtuar djemve të mi Enea,Rei,Ronaldo
Nëse
Sakrificës e mënçurisë do i jepja një pasaportë
Janë vitet tuaja
Vite shprese dhe urimi.
Tani
Jeta juaj pikëlotin e gazit ma lëshon.
Me një ëndërr të re që filizon
Atë lot që më gurron nga lumturia e gëzimi.
Oh,bijtë e mi,
Mbetën larg ninullat e kurbetit fëmijëror
Ku sylotuar ju lija vetëm pas krahëve.
Kur kthehesha e
Ju rifutja në gjirin mëmësor më dukej
Se i ngjaja
Akropolit e detit me palët e valëve.
U rritët bijtë e mi
U rritëm dhe ne me ju.
Mbetëm para jush si gur kështjelle
E mollë e pjekur.
Mbi hapat e tu
Ujëvarat ndalen të tregojnë stërkalat,
Hiret si detet e thinjur
Ua prekin valëzimin e shpirtit të tij të praruar
E nesër për të
Thurim ëndrrën më të bukur
Se në rininë time,në vite.
U rritët
Jo me tryezën e boshtë
Që donte të na thante petalet në lule.
Mbetët farë detarësh
Mes kaltërsisë së brigjeve
Që dikur donin të na mbushnin me re
Si copa shtëllunge
Ne jetojmë me të
Lumturinë që mbetet si kurorë
Brezash me lule të freskëta.
U rritët,u bëtë në sy si ylber i jetës
Që si ëndrrën aq shumë e desha.
U bëtë varkëtar të gëzimit tim
Disa herë të zjarrmuar.
Dritë le të bëhet moti kur të çani brigje të tjerë
Në udhët e jetës.
Drita e re
Le të bjerë për ju në shtigjet e ditës të pajetuar.
U rritët si lisa të padjegur,si filiz i ri të tokës.
Djemtë e mi të mënçur!
Me ju rinova shpirtin
E dëbova thinjat në malin e jetës,ku
Asnjëherë s’mungon urimi për ditën me rreze.
Jeta juaj më ka bërë në vite kurbeti
Sfidante e Mungesës.
Ohh,
Duhesh të jesh nënë,prind a gjyshe ta besosh.
Gjithë zogjtë
Do ua vë në supe si Krushq të Festës
E vetë gjithë urimet,
Fjalëëmblat do t’i vë në shportë.
Ju kam në sy edhe kur luaj me numrat
Dhe kur diellin e marr me vete në duar nëne.
Jetoni!
E merreni timonin pa iu mjegulluar fytyra
E mos harroni këngën e parë
Që ju dha hapat e një ëndrre.
Ju kisha në ëndrrat e mia
Atje në Myzeqenë e largët.
Atje ku bëja garë me pasqyrën
Me vitet,me flokët e verdha.
Tani ngjaj me një pjergull që te ju ka krahët
E rend pas jush
Si një luftëtare që guxon të kap bedena.
Atje koha ndalte akrepat në fushën e orës
E unë vrapoja
Shtathedhur drejt ëndrrës së mëmësisë.
Atëherë dhe tash
Kam përkëdheljet në pëllëmbën e dorës
Akoma e kam
Brenda vetes bekimin e ëmbëlsisë
Gëzoni
Se çdo ditë është festë e kapni mrekullitë!
Mimoza Halili
Botuar ne librin* RITËM JETE*
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.