O nene..flladi i mirenjohjes per ty
rend ne vrapime..
Ti me rrite me ngrohtesi,dashuri
e me mundime.
Perqafimet si fildish m’i thuroje
si thesar i cmuar.
Me mbollen ne zemer nje
prelud te shejnteruar!
Ne kujtese fjalet e embla me frymojne
si burim i kristalte,
Bije,merre jeten si te vij tek ti,
vetem kokelarte!
Ne mozaikun e halleve te tua
kishte vuajtje dhe stermundim..
Ne kthesat e rruges me gjemba
ece me guxim!
Ne vrazhdesine e kohes u bere
kapedane ne timon..
Ne rrudhat historia e jetes
ndrin e madheshton..
Ne duhma stuhie ishe luftetare
e palodhur, sypagjume..
Heroine e sakrificave ne ditet
me furtune!
O Mesonjetorja ime,diell i
pranveres dhe i miresise!
Ne qumeshtin e gjirit me bekove
folene e dashurise.
Nostalgjia me ka bere si nje
dallandyshe qe merr fluturim..
Te vij tek ti,sa dua…te te perqafoj
me mallengjim!!!
