Dielli lodërtar vërtit rrezet mbi qytet.
Ngjyrën kuqëroshe e ktheu në vetrinë.
Mozaikun e dritës e shtron si tapet.
Në grimca blusaks e ngjyen kaltërsinë.
Oh, magjepsem në këtë çast të bukur.
Këtu natyra lozonjare qesh gjithë gaz.
Në gjirin e saj bukurinë mbante strukur.
Në panoramën e qëndisur hidhte vals.
Kundroj peisazhin në spektrin e marsit.
Dhe lulet kundërmojnë e tunden në erë.
Më deh freskia epshndjellëse e shansit.
Vrapoj të mirëpres ty, o moj pranverë.
Kam marrë pasionin në krah e rend drejt teje.
Lulen e mimozës ma solle si dhuratë.
Petalkat verdhore gëzojnë rreth meje.
Mëndafsh floriri si push ngrihet lartë.
U hutova në vënd se ç’ishte ky rast.
M’u duk sikur shihja ëndërr në gjumë.
Por jo, freskia buzëqeshi në atë çast.
Luledelet gonxhe riçelën më shumë.
Lumturia në këtë imazh u bë pompoze.
Gjethet e pemëve më preknin flokë e sy.
Plepi në anë të rrugës me hijen pozonte.
Me flladin pranveror vallëzonim të dy.
Këtë mrekulli sa doja ta bëja pikturë.
Si shenjë adhurimi ta kem në kornizë.
Metaforën e gjeta në telajon me ngjyrë.
Në kolor dashurie më kthehet në suprizë.
Mimoza Halili
Athine Greece
Mars 2021