Të nderuar miqtë e mi,me të vërtetë jam shumë e lumtur,për faktin se dje më 7 Mars pikërisht në ditën e mësuesit,doli prej shtyp libri im me titull;”NATYRA DHE FËMIJA”!
Është i treti në radhën e rrugëtimit tim,atij i të të shkruarit!
Arsyeja pse e them këtë është, se mua po më presin edhe shumë libra të tjerë ne radhë,sepse sa të jem gjallë ,nuk besoj se do të arrijë dot të ndalem ndonjëherë së shkruari!

E për këtë falenderoj prestigjozen “Shtypshkronjë dhe Shtëpi botuese Maluka”,si dhe zonjën e nderuar Kleida Omari Maluka ,dhe stafin e saj të pazëvëdësueshëm!
Mbi gjithçka falenderoj lexuesit e mi të mrekullueshëm ,ato të vëndit tim,e ato në çdo cep të kësaj bote!
Por,o njerèz!-asnjëherë mos neglizhoni,
fëmijët me leximin i edukoni,
se vetëm aty jeta na fillon,
e më pas rritet dhe e bukur lulëzon!
Është tamam si ajo pema,
që në fillim lind si një filiz,
dalëngadalë vazhdon të rritet,
deri sa arrin e shdërrohet në një lis!
Falenderoj përzemërsisht gazetën e famshme dhe prestigjoze”Një dritare e re”si dhe themelues të saj Gjin Musa për publikimin e pronovimit të librit tim me titull”Natyra dhe fëmija”!
Faleminderit !
Respekt!🙏🏾🙏❤