HISTORIA NJERËZORE DHE MISTERET E SAJ

Ti japësh trajtë mendimit të njerëzisë,
në krejt harkun kohor të historisë,
duhet t’i bësh të gjithë,ashtu si’ç do ti,të besojnë,
dhe të vërtetën e tyre kurrë mos ta zbulojnë!
Pra, për të ruajtur pushtetin e tyre,
ata përdorin gjithë ç’farëdo lloj mënyre,
përçajnë ,luftojnë,vrasin e manipulojnë,
përsëri në majë të piramidës veç ata qëndrojnë!
Qënjet njerëzore si pa e kuptuar,
janë bërë kukulla,ku më të fuqishmit i mbajnë në duar!
Si gurë shahu i përdorin në lojën e tyre,
sapo arrijnë atë që duan ,i hedhin atje tej ,në kushte mënxyre!
Mbi strategjinë”problem-reagim-zgjidhje”,
ata krijojnë luftra zemërime e konflikte,
në këtë mënyrë humbin mëndjet e njerëzisë,
dhe zhdukin testamente, që mbajnë vulën e historisë!
Thirrje për ju!-o humanë nga i tërë globi,
luftrat që ndodhin janë “hasete” koti,
se veç ne jemi objektivi i tyre i vetëm,
tmerrohen nga frika,se mos i zbulojmë të vërtetën!
Vrasjet nuk ndodhin në rastësi,
por gjithmonë është dikush që i bën në pabesi!
Ata që qeverisin në nivele më të larta,
e dinë shumë mirë, se kush qëndron i fshehur mbrapa!
Autore:Mimoza Hoxha Xhebexhiu
Albania
“””””””””””””””””
KUSH E SUNDON BOTËN NË TË VËRTETË?
E keni pyetur ndonjëherë vallë veten?
Përse çdo politikan në dukje të tij është tjetër?
Është krejt ndryshe nga ç’është në të vërtetë,
nuk është ai që është në pushtet!
Sepse ata sapo futen në politikë,
betohen në dëm të mëndjes e të shëndetit publik!
Sigurisht se këtu është në veprim një njësi më e lartë kordinimi,
që i mban qeveritë dhe jetët e tyre në kushte manipulimi!
Nuk është aspak e nevojshme që ne të jemi gjeni,
për ta zbuluar e për ta kuptuar këtë veprimtari!
Vetëm për një perde tymi bëhet fjalë,
që mbulon të vërtetat, e në skllavëri njerëzit arrin t’i mbajë!
Një nga këto prova është krijimi i “Bashkimit Europian”,
ku si një bankë e vetme gjithçka nën kontroll e mban!
Manipulim ,frikë përdor si armë kryesore,
që të mbajë nën zotërim ,tërë aftësinë njerëzore!
Kështu ,duke qënë se ti ndodhesh në vorbullën e energjisë negative,
e tërë jeta jote do të zhytet në përshtypje pasigurie, e frike!
Si pasojë e këtij shkaku,nuk do të mundesh të arrish as vetë,
të shprehësh lirshëm ,personalitetin tënd të vërtetë!
Ata përbëjnë veç 1%të popullsisë,
që kontrollojnë e sundojnë te gjithë mëndjet e njerëzisë,
mund të themi se ajo është një organizatë e fshehtë,
ku rendin e botës e rrotullon ,sipas dëshirës dhe interesit të vet!