22.5 C
Tiranë
E martë, 19 Maj 2026

Mimoza Hysa

Një vit i vështirë në të gjitha drejtimet, por besoj Qendra jonë ia doli në disa sipërmarrje të vështira si:

1. Sigurimi dhe shpërndarja e 17 079 tekste mësimore dhe literature plotësuese në 20 vende të botës, brenda muajit shtator.
2. Realizimin e programit të botimeve dygjuhësh:
a Botimin dhe publikimin e tekstit: “Fjalor dygjuhësh për fëmijë” në 9 gjuhë,
b. Botimin dhe publikimin e serisë “Klasikët dygjuhësh” që përmban 7 libra me nga dy përralla apo vepra klasike për çdo libër (gjithsej 14 rrëfime të letërsisë për fëmijë).
c. Përgatitjen për botim dygjuhësh të dhjetë tregimeve të përzgjedhura nga vëllimi ‘Tregime të moçme shqiptare’ të Mitrush Kutelit.
d. Përgatitjen dhe botimin e revistës së parë letrare “Letra nga Diaspora”.
3. Projekte për tekste të digjituara dhe platformë digjitale të mësimdhënies:
A. Sigurimi dhe përdorimi falas i platformës digjitale “SCHOOLME“ për mësuesit në diasporë për vitin 2020.
B. Aplikimi në tre projekte ndërkombëtare për realizimin e platformës digjitale “Mëso shqip”
Në aktivitetet kryesoregjatë vitit 2020 u evidentua Takimi i Shkrimtarëve të Diasporës ku morën pjesë rreth 50 shkrimtarë dhe autorë të rëndësishëm me banim jashtë vendit dhe ku u diskutua mbi problematika të rëndësishme për letërsinë dhe gjuhën shqipe.
Një nga projektet më të rëndësishme të QBD-së ishte dhe vazhdon të jetë Bashkëpunimi ndërshtetëror mes Shqipërisë dhe Kosovës për realizimin e teksteve të përbashkëta.
Gjatë vitit 2020 ka vijuar puna intensivisht e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve të përbashkëta, me mbështetjen e procesit nga QBD-ja.
Faleminderit për mbështetjen Këshillit Koordinues të Botimeve: punët kanë emër institucional por edhe personal:Imazhi mund të përmbajë: 7 njerëz, screen
Faleminderit Mira Hoxha,
faleminderit Anila Ferizaj,
faleminderit Floresha Dado e Piro Misha,
faleminderit Ada Alia;
Faleminderit stafit të QBD-së: përgjegjësve të sektorëve:
Fabiola Caushaj, Amilba Brahimi, Dorjan Doka.
Faleminderit Karafil Ahmeti për saktësinë në shpërndarjen e teksteve;
Orjona Domi për gaditshmërinë në punë;
Erina Coku për kreativitetin;
Nino Mato për gjithëgjendjen për çdo problem;Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur, tabelë dhe E brendshme
Redaktoreve të talentuara dhe punëtore: Klara Shoshi dhe Valbona Gjergo;
Petrina Furxhi që na sistemon të gjithëve;
Faleminderit Angjelina Ndoj që na siguron kushte pune ideale;
Si dhe më të rinjve që janë bashkuar këtë vit stafit tonë dhe kanë kohë për të treguar aftësinë e tyre, ashtu siç falënderoj dhe dy specialistët e larguar këtë vit nga stafi që kanë pjesën e tyre të kontributit në punët e këtij viti.Imazhi mund të përmbajë: tekst
Faleminderit bashkëpunëtorëve të shumtë: drejtues të lidhjeve të mësuesve, të shoqatave, mësues kudo ku japin kontribut nëpër botë, përkthyes, shkrimtarë, gazetarë!
Vit të ri të mbarë për të gjithë!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.