“””””””””””””””””””””””””
E lindur me këmishë! – ( kushtuar Adelinës)
Kur jeta të ecën dritë e diell,
thonë – ka lindur me këmishë.
E thurin kaq shumë lavde e të qeshura hipokrite,
sa Ti, u’a kthen po ashtu, madje dyfish.
Sy të vëngër xhelozie të vërtiten në trup,
se ti je perëndeshë e një fotografie,
packa se dhimbja të ka mbërthyer,
e shpirti gjysëm të është gulcuar.
Dhe për disa mbetesh e dashur, fisnike
disa të tjerë, lëvizin si krimbat në trungun e prerë.
Ke lindur me këmishë thonë, pa ditur asgjë.
Madje as dhe vetë kuptimin e kësaj fjale të cuditshme.
Ndërkohë, ti ulëret,
por dhimbja nuk ka zëdhe hesht,
aq sa të bëhet e neveritshme.
Kjo, – lindja e këmishës ku fati e gris pa e njohur mirë as vetë.
Kushedi sa herë ta kanë lakmuar.
Sa herë kanë thënë- jeton jashtë!
Se një e thënë, me rrugën shtruar,
sa larg janë, ohh sa larg!
Sot lexova për ty Adelinë, tragjedinë tënde,
të shumëfishuar dhimbjesh e të harruar.
Ndoshta njerzit qanë për ty sot,
e rënkuan tragjedinë tënde të mbytyr në lot.
Unë pëshpërita zhytur në historinë tënde
ku të kërkonin falje të gjithë, se të gjithë të harruan…
– Ej Adelinë,
…ke lindur me këmishë, për gjithë trimërinë, për gjithë c’ke hequr e vuar
Jo vetëm se je grua, jo vetëm se je grua!…
“””””””””””””””””””””””””””””””””