31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Mimoza Leskaj

Identiteti i vrarë !
Unë nuk them më, vij nga Shqipëria
Kam kohë që kam harruar
Më shohin si një prej tyre, tashmë këtu
Dhe pse, jam e huaj.
Unë nuk them më, vij nga Shqipëria
Ma morën vitet, ma gllabëruan
Ehh , sa keq më vjen
Në Shqipëri, jam akoma dhe më e huaj!
Unë nuk them më nga Shqipëria vij
Mbaj një kartë identiteti ndryshe
Ndaj dhe rruga më hapet shpejt në kufij
Me pikëllim, e privilegjuar ndihem.
Unë nuk them më vij nga Shqipëria
Por kokën pas e kthej tek bashkatdhetarët e mij
Ata të lodhur e të munduar
Në rradhë të gjata qëndrojnë, orë pambarim!
-Kaloni zonjë, – thotë një zë i qetë burri
Unë me zë të shuar përgjigjem:
(S’prish punë ,lermëni të qëndroj këtu)
Dhe në mes tyre, e huaj ndihem…!
Identiteti im
Një kartë , pak të dhëna
Kombsia….E huaj!
“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho dhe jashtë
Nga cikli – shihemi në vjeshtë
Mërzi!
Në qytetin tim pallati i ndarë përgjysëm, ka akoma zhurmë!
Dëgjohet një e qarë fëmije, një e thyer gote, madje edhe një këmbanë ore.
Një vijë e trashë boshllëku, të tremb
Në ballkonin e ngushtë, tashmë dy pjesësh
Një djalë tymos cigaren, krejt i qetë.
Në qytetin tim askush nuk ka më frikë!
Jeta rrjedh ngushticave të shpirtit,
Në kërkim të një kënge për pak ndihmë.
Në qytetin tim të vjetër bregdetar,
Të gjithë mbajnë në xhep një biletë.
Trageti i radhës, nuk mbushet me të panjohur
Por dallgë fshehur thellë në det!
Në qytetin tim pallati klith nën heshtjen e tij!
Muret e çarë, nuk i shqetëson më asgjë,
Sa jetë ka aty brenda, ç’zhurmë, i tëri mërzi.
Mërzi, mërzi, mërzi…
E kush e tha?
Ndoshta gënjeu
Nuk është çudi!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.