Pasqyra e ndërgjegjies
U ula në karriken e ndërgjegjies sot,
përballë pasqyra e jetës time,
kanë një lidhje të çuditshme ato,
mund ta quash edhe…intime.
Ditën dashurohen si të marrë,
njëri tjetrin shikojnë në sy,
kur bie muzgu veten pyesin,
vallë eshte urrejte…a dashuri.
Se ka dhe netë ndërgjegjia ime,
më zgjojnë netëve të mia,
atëherë pasqyrën e mbuloj,
t’i duket vetëm hija.
I trëmbem natës se edhe mund,
të thyej pasqyrën time,
ta bëjë thërrime dhe unë përballë,
të lutem…për agime.
M. Ajdhoni
28/12/2022
“”””””””””””””””””””
Gezuar Krishtlindjet!
Miqte e mi te dashur,
kudo qe ju jetoni,
me njerezit tuaj te aferm,
uroj qe te festoni.
Kete dite te bekuar,
bukur ta kaloni,
rreth tavolines mblidhuni,
qejfmbetjet ti harroni.
Pijeni dhe nje gote,
per ata qe na mungojne,
ata qe lart nga qiejt,
urimet na dergojne.
Ata qe do jetojne,
gjithmone brenda ne zemer,
mbi gote me veren gjak,
shkruani ju..nje emer.
M.Ajdhoni
25/12/2022