10.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Prill 2026

Mimoza Panahori Xhindi

SHTEPIA IME
E dua cerdhen ,shtepine time,
aty kam gjetur vetem gezime .
Pres aty mengjeset dhe agimet.
Largoj merzin,ato trishtimet.
E dua shtepine, time keshtjelle,
Cdo dite ,nga e hena ne te diele.
Endrren time aty une kam pare,
aty kam vatren ku ngrohem-zjarr.
M,Xhindi
“”””””””””””””

ARSIMI SOT !

ESE
May be an image of 7 njerëz
Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie , ku duhet investuar shumë. Edhe pse dija nuk ka një kufi të caktuar të moshës Nxenesit ,studentet dhe arsimi në përgjithësi kanë problematika të llojeve të shumta të tilla si ekonomike , sociale etj , Por ato që do theksohen në këtë punim janë problemet shëndetësore/psikologjike si dhe ndikimi i varfërisë në trurin e studentëve . Është shumë me rëndësi të theksohen këto , pasi edhe në vende të tjera të botës studimet flasin për fakte deri diku të habitshme , ndërsa në Shqipëri akoma flitet vetëm për probleme ekonomike/monetare ndërsa problemet e tjera trajtohen si dytësore . Punimi ka si qëllim të sqarojë se si ndikon çdo faktor në mbarëvajtjen dhe kualifikimin e nxënësve dhe mesueseve shqipëtar,të cilët detyrohen te bëjnë nje master apo universitetet të dytë per te ruajtur vendin e punes.
Në qoftë se flasin për studime dhe shifra , studentët e ditëve të sotme kanë një ritëm të përshpejtuar të plakjes . Për të studiuar gjendjen shëndetësore të studentëve apo nxenesve , janë përdorur rezultatet e ekzaminimeve komplekse mjekësore. Duke qënë se nxenesve dhe studentëve u duhet të përvetësojnë të gjitha informacionet dhe dijet që iu jepen, ata sforcohen tepër duke përdorur burimet e tyre biologjike më tepër nga se iu lejon mosha , duke çuar kështu në shpenzime të parakohshme të burimeve të brendshme dhe sosje të trupit që rezultojnë në anomali dhe sëmundje .
Një problem tjetër i nxenesve dhe studentëve , është stresi , ankthi dhe depresioni të cilat vinë si pasojë e ndryshimeve të përvojës në shkolla e universite.. Nga studimet e bëra rezulton se këto ndikojnë në performancën e shkollave dhe atyre akademike të studentëve .
Pagjumësia dhe qëndrimi zgjuar në orare të vona . Kjo gjë shkakton lodhje , por gjithashtu ka një ndikim negativ në energjinë e studentëve , në aftësinë për të mësuar , balancën emocionale dhe shëndetin fizik dhe mendor .
Një çështje tjetër e punimit janë problemet që sjell varfëria në trurin e nxenesve dhe studentëve . Në Shqipëri një përqindje e lartë e nxenesve dhe studentëve vijnë nga shtresat e ulëta të shoqërisë dhe kjo patjetër që ka ndikuar në vijimësinë e formimit të tyre .. Për vite të tëra hulumtimet kanë treguar se statusi socio-ekonomik është i lidhur me dallimet mes nxënësve në gatishmërinë e tyre në shkollë/universitet , në zhvillimin kognitiv dhe arritjet . Disa studime të bëra nga Dr. Eric Jensen lidhur me ndryshimet strukturore në tru me ndikim të madh tek studentët që vinë nga familjet e varfra . Këto probleme vërehen në fushat e trurit përgjegjës për kujtesën e punës , rregullimin e impulsit , aftësinë vizuale hapsinore , gjuhën dhe kontrollin kognitiv . Ky problem qëndron këmbëkryq dita ditës në universitet (por dhe shkollat) tona dhe askush nuk ngre zë për tema të tilla . Nuk janë ndërmarrë asnjëherë nisma për të bërë studime mbi probleme të tilla tek nxenesit dhe studentët shqipëtarë .
Shpesh nxenes dhe studentë të tillë që nuk zotërojnë kujtesën e punës etiketohen si të pavëmendshëm , por në të vërtetë stresi i tyre vijnë nga familje me të ardhura të ulëtat kufizojn kujtesën e punës e cila është shumë e rëndësishme lidhur me aftësinë e rregulluar nga truri për të ruajtur e përpunuar shumë informacione në të njëjtën kohë .
Ajo çfarë mund të bëjë shteti për këtë problem është që të trajnojë pedagogët në mënyrë që ata të aftësohen për t’i ndihmuar nxenesit dhe studentet në rikuperimin e kujtesës .Pra ,ne cdo shkolle e universitet te kete psikologe me pervoje pune ,maksimumi mbi 5 vite .
Shumë rajone të botës raportojnë se kanë programe të bazuara në teknologji që janë të dobishme , pasi ndërtimi i kujtesës së punës kërkon qëndrueshmëri dhe intensitet . . Specialistët që merren me trajtimin e nxenesve dhe studentëve me probleme të tilla kanë krijuar një regjim të tillë ku lojrat luhen 3 herë në javë minimalisht 2 orë (në bazë të nevojave që ekzaminohen tek secili )dhe kohëzgjatja e këtij trajtimi zgjat minimalisht 3 muaj . Në Shqipëri trajtime të tilla mungojnë edhe pse niveli i varfërisë është i lartë . Ndaj e shoh si shumë të nevojshme trajtimin e kësaj çështje , për të treguar dhe një herë më shumë se sa pas qëndron arsimi në vendin tonë dhe sa probleme të paevidentuara ekzistojnë dhe askush nuk merr mundimin t’i trajtojë.
Në përfundim të këtij punimi duke shpresuar që qëllimi fillestar të jetë realizuar , përçoj dhe një thirrje për ndërhyrje nga autoritet përkatëse pasi nxenesve dhe studenteve shqipëtar.Te cilat kanë shumë problematika që ndikojnë në mbarëvajtjen e edukimit të tyre , por ato probleme të cilat nuk janë gjerësisht të përmendura janë problemet shëndetësore të tyre ,sidomos problemet që lidhen me psikologjinë dhe trurin . Varfëria nuk është thjeshtë një çështje që ndikon vetëm në mospasjen e mundësisë për të paguar tarifën e shkollës apo librat , apo për të mos u veshur “firmato” , por është shumë më tepër dhe ndikon thellë në trurin dhe formimin intelektual të secilit . Po ashtu edhe mosndjekja e praktikave të duhura të mësimdhënies dhe bombardimi me informacion nuk çon askund tjetër veçse tek dështimi intelektual. E duke qënë se shteti ka lënë në një gjendje të tillë rininë e vet , absolutisht brenda pak vitesh forca intelektuale e vendit do të shuhet plotësisht, ndaj si studjuese me eksperience 23 vjecare pune . Nëpërmjet këtij punimi bëj thirrje për ndërhyrje ,ku te behet maksimumi ne edukimin e brezave ,duke filluar qe nga arsimi 9- vjecar e deri ne perfundimin e studimeve neper universitete …

M,Xhindi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.