17.4 C
Tiranë
E shtunë, 13 Qershor 2026

Mimoza Panahori Xhindi

Sot do te festonim te gjithe bashke 60 vjetorin tend.May be an image of 1 person

Per ty Fatmir !

Per ty aq lote rane

Sa i beme gjerdan .

Dekor padrejtesie …

T’ja varim ne balle

Simboli njerezise ,

per dashuri e mall ..

😪Ti jeton me Ne vella !
“”””””””””””””””””””””””

KËPUCËT E PALIDHURA

Sonte jam zhytur në mendime,

pikërisht sonte …. Këpucët e palidhura vështroj ,

kohë pabesie !

Këpucët e palidhura ,

zhytur në heshtjen e pritjes .

Mbushur gjithë pluhur…

Pluhur dhimbjesh ..

I vështroj ,mbushem gjithë trishtim.

Ku shkoi drejtësia ?

Ku shkoi gjithë ai premtim ?!

Ne heshtim e presim ..

Lidhëzat kanë mbetur të hapura

Si krahët e tu atë ditë .

Të kërkojmë kodo ,por ti ke ikur.

Në rrugën tënde pakthim .

M,Xhindi

“””””””””””””

PSE LUMI I TERBUAR !
Dy -tre shira sa zënë e bjenë ,
rrëke,përrua e lumë uturin
Njerëz e kafshë ,sa keq i gjen .
nuk dinë për kokën a fëminë !
Lumi i madh pse aq tërbuar ?
Pse shqyen breg e brinjë kudo ?
Ende njerëzit s’kanë mësuar ,
natyra si foshnja ,dorën e do .
Bregu do djepin e tij të flejë,
përgjatë tij shelgu t’lulëzojë .
Shtrati i lumit fundin të gjejë ,
askërkush atë mos ta luajë!
Secili në vendin e tij të jetë ,
jo njërin në sqetull e tjetrin jo .
Bullizëm midis nesh mos të ketë ,
atëherë në demokraci jeto !
Shkëputur nga botimi V- të
PRANVERA TË GJITHA LULET I KA XHAN .
M,XHINDI
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.