22.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Mimoza Panahori Xhindi

Si zogjte mallengjehen !May be an image of 2 njerëz, people standing, ambiente të jashtme dhe monument
Mbi nje shkemb te nje mali
Po mendon zogu folene,
Nga e lindi neneza zoge,
Nga atje ku kish Atdhene.
Ciceroj dhe rrahu krahet,
Ju afruan dhe zogj te tjere,
Bashke me motra dhe vellezer,
Fluturuan mbi atmosfere.
Kur pane vendin dhe Atdhene,
Cicerimat nuk pushonin,
Rrihnin krahet te gezuar,
Mallengjim per Atdhen !
Fluturuan e ciceruan ,
Te pikelluar ,si asnjehere ..
Buzeqeshjen nuk e kthyen ,
Vetem lote, per famijlen e Atdhen
M,Xhindi
“”””””””””””””
Jam unë.May be an image of 1 person, standing, monument dhe ambiente të jashtme
Jam vetvejta ime. Asgjë nuk dua të ndryshoj më shumë. Vazhdoj në çdo drejtim sikur jeta të ishte një rruge të cilën e kam kaluar më parë. Vazhdoj me mendimin se gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk do të mund të më ndal. Kërkoj sa më shumë sfida të cilat do t`i kaloj që të më bëjnë edhe më të fortë. Nuk dua të dalë e turpëruar para zotit dhe t`i kërkoj arsye përse këto gjëra po më ndodhin, sepse i le vetë të më ndodhin, këtë e dua. Pas çdo kalimi me sukses të çdo sfide jam e mbushur me forcë të cilen mundohem t`a shpërndaj në aspekte të tjera. Nuk dua të them se jam e pathyeshëme dhe nuk e di çfare është të humbësh gjithçka pas asaj që je munduar, dhe ke shpresuar për diçka tjetër, gjë që zoti mendoi diçka tjetër për ty në fund. Por çfarë të them tani? Që ndalova aty ku nuk mund ta ngrija koken nga turpi dhe inati? Jo asnjëherë mos e ul kokën nga prapaskenat e njerëzve mosmirënjohës ,por vazhdo ec me dinjitet
Dhimbjet e shpirtit kanë efekte të ndryshme në personalitetin tonë. Ato mund të vrasin më lehtë se armët, por mund edhe të injektojnë sikur dorga që do të kthejë në një përbindëshe që nuk njeh limite. Është e jotja të zgjedhësh, të jetosh e thjeshtë e mirë dhe njësoj sikur shumica apo të jetosh me krenari dhe mburrje të veprës tënde. Gjërat e thjeshta mund të jenë një jetë që pajtohesh me çdo gjë dhe pa e menduar mirë ke hyrë në pjesën e shumicës dhe bën jetën të cilen edhe një adoleshentë në fazën më të ndritshme të jetës do të jetonte pa ndonjë vështirsi. Gjërat thjeshta janë edhe si pasojë e asaj varjes që krijohet nga njëri-tjeri dhe po thuajse je meritë e tjetër kujt që e jeton atë jetë. Mirë! Fillo të mendosh pak më larg. Ku mendon se je dhe ku mendon të shkosh. Çfarë ke arritur deri më tani dhe cili është misioni yt për jetën. Të vazhdosh rrugën në dritë artificiale që të dhurohet falë, apo të shkosh në errësirë pas së cilës nuk di se çfarë fshihet dhe ku do të shpie. Të rrezikosh gjithçka do të thotë të jesh trim sa një budalla, dhe një gjeni që di se çfarë dëshiron pas çdo situate. Egoizmi nganjëherë të bën më të fortë tek vetja dhe vazhdon të eleminosh një nga një të gjithë ata që kanë dhënë diçka apo nuk kanë dhënë asgjë dhe lista e atyre që ke është e shkurtër dhe shumë e besuar. Nuk ke frikë më as nga zoti, sepse e di që edhe ai të le të qetë nga kërrcnimet që vijnë nga imagjinata. Sa më shumë ta hapësh imagjinaten aq më shumë do të shohësh se ajo që ke menduar ka qenë asgjë, ajo që ke bërë me vështirsi ka qenë gjëja më e lehtë për tani ta bësh. Por ke përpara një problem tjetër dhe pas një kohe ja ku ke mbërritur, aty ku ke qenë më herët, që çdo gjë që ke bërë paska qenë e lehtë dhe thjeshtë. Vazhdon më tutje sikur kurrë nuk do të ndalojnë vështirsit dhe nuk e ke menduar efektin se je duke ecur në errësirë mirëpo po sheh shumë gjëra që në fillim ishin të zhdukura.
I sheh të tjerët që fillojnë të të falenderojnë dhe jetojnë me gjërat e tua. Fillon krenaria të luaj rrolin e saj dhe ti në anën tjetër ke filluar të humbasësh sensin që gjërat e kqija nuk duhet të përdoren për të arritur gjërat e mira. Ke filluar të eleminosh gjërat që një njeri i thjeshtë i ka si ushqim pa të cilat nuk mund të jetojë ndërsa për ty janë thjeshtë një pjesë e gjërave të ndaluar nga dijeta që e ke filluar tek truri yt. Ec përpara dhe vështirsit kanë filluar të bëhen edhe më të forta, dhe thua do të vijë koha që jam mërzitur nga këto punë të mallkuara dhe ky është fundi. Do të mbyllë gjithçka, dhe merr një pushim, fillon si të mbarosh gjithçka dhe sheh që të kthehesh mbrapa është vetvrasje. Ti dëshiron të qetsohesh dhe asgjë më shumë, por e sheh që qetësia jote është mbarimi i asaj që ndjen dhe ke filluar të sakrifikosh gjithçka për të. Mendo që nuk je një kompjuter që merr dhe zbaton urdhëra, por je ti ajo që i krijon ato dhe gjithçka sillet rrethë teje. Dhe kur gjithçka sillet rrethë teje, mendo se parajsa është e jotja dhe besimi është ai që e fiton parajsën, e jo vetëm qendrimi në kolltukun tënd duke u friksuar që zoti do të të denojë në gjërat e këqija, dhe ku arrinë në fund? Mu aty ku nuk e dëshiron. Sepse fuqia krijohet nga ajo që e mendon dhe jo nga ajo që shfaqë. Nëse mendon pozitivisht sigurisht që do të jesh e pastër në çdo gjë, por nëse ndodhë edhe e kundërta atëherë të mbetet ty të vendosësh, se ku do të përfundosh…
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.