8.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Mimoza Pulaj

Kushe eshte Mimoza Pulaj?

Mimoza Pulaj  ka lindur dhe është diplomuar  në Tiranë,  ku ka punuar si mesuese matematike  në shkollë të mesme. Jeton në Milano me familjen dhe poezinë në zemër. Në Shqipëri ka botuar katër libra me poezi: “Pasqyrat e shpirtit” (shqip) “Tingujt e shpirtit” (dy gjuhësh)  “Djalit larg” (dy gjuhësh) dhe “Puthme fort”( shqip) Në Itali ka botuar 40 poezi në kolanat poetike ” Gjurmë”,  “Parnazo”,  “Poetë  italiane 2016”,  “Enciclopedi poezish bashkëkohore” (Fondazione Mario Luzi) etj.Mimoza eshte nji krijuese brilante ,eshte ne kerkim te reshtit poetik,nuk reshte s’ shkruari,poezit e saje lexohen me shume kenaqesi nga lexuesit.Urime poete e dy gjuhesis. Gjin Musa,gazetar dhe botues,

MË DO NJË BURRË

Është një burrë, me mua në karantinë.
Që nuk lexon poezi. Kurrë.
Por me tingujt e mia të vargjeve
ka mbushur jastëkun.
E poshtë tij ka lënë fjalët. Nga ana e zemrës.

 

Është një burrë që më do shumë. Në heshtje.
Heshtja e tij nuk i ngjan askujt.
Sa herë shpërndahem ëndrrash , në qiell,
1000 shkallë bëhet për të më zbritur. Në tokë.

RE E BARDHË

Rrëzohet si nje re e bardhë . E ndritshme.

Pesëqind poezi,

nuk dinë të fshehin xhelozinë.

E as gëzimi puthjet e tij.

 

Po nga doli gjithë kjo dritë? Shtratin ku e kishte?

Vallë ku i lante sytë?

 

Në se nga  hënat e planeteve të tjerë qe shkundur,

përse nuk dëgjohen  flautet, që asaj në të njëjtën gjuhë  do i këndonin?

Oh, tani me gjithë këtë dritë,  as gjumë …nuk mund të ketë!

Bëhu  letër e  me ëndrra më mbulo!

SYTË  E TIJ

Nuk kanë qënë kurrë të bukur.

Oh…me të tillë është e mbushur bota!

 

Por askush si ata

nuk do te mundte   TE MOS i përgjigjej

të gjitha pyetjeve.

Që nuk i bëra . ASNJËHERË.

 

Nëse  më shëmbej në duar dita,

ma ringrinin . Në fantazi.

 

Por askush si ata

nuk mundte

të më bënte ËNDRRËN e tij.

 

Oh, nuk jam si të tjerët më duan!

Jam e lirë.

 

NË  ZONËN  E KUQE

(Karantina)

 

Do të doja (shumë!) ,që më pak të më donte.

Mua, gruan me vërshim lirie në deje.

 

NË SE (I PARI) DO SËMUREM, MOS M’U AFRO!

 

Si do mundem vallë, unë,

të mbaj mbi zemër

kaq peshë ligësie?

 

NË SE SËMURESH E PARA (oh, si e them?) OKSIGJEN  DO TË JAP ME PUTHJE!

 

Oh, …ku t’i mbyll

sirenat e dhimbjes

që të mos i dëgjoj?

 

Sa herë

do të mund ta ribëja jetën time

me gjithë këtë dashuri?

 

PESËDHJETË  VJET

 

Dekada agimesh

më dërgojnë dritë

kur ti më thua: je gocë e bukur!

 

Oh… gdhënden

nën kujdesin tënd.Të tëra vitet.

Të tëra frikat …flenë.

 

Xhelozia hap mijëra petale.

E  mijëra zogj

nisin këngën .Mbi det.

PUTHJA E PARË

Me zjarr foli për ne të dy. Në heshtje të gjatë.

Vallë c’ishte ai ujë që na zbrazën nga lart?

Oh… gjysëm shekulli e lagur ajo ngeli! Lakuriq. Mbi buzë.

 

E se për t’u puthur

duhet të kishte dhe ujë

aq shpesh te liqeni, në Adriatik,  në Jon

më conte ai djalë. Me flokët gjithë dallgë. Si deti.

 

E sa herë duhet të më thoshte : të dua ,

(oh…nuk ndodhi kurrë! ) më puthte . Kaq fort,

sa mendoja  se po vdisja!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

FJALËT E TUA

 

Të dëgjoj zhurmën e buzëve të tua,

është sikur dëgjoj  zhurmën e natyrës.

 

Gjithnjë e sigurt . E di se ku është.

 

Dhe  është e kotë të bëj kujdes.

Të mos ta shqetësoj: të ul zërin, hapa të lehta…

Me sy mbyllur më gjen .

 

SEPSE TË GJITHË KËTË ZHURMË E KAM BRËNDA. ME VITE.

E vërteta. Gjysmë tëndja e gjysmë timja.

Që përhap  ate magji: je shumë grua!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VITET ME TY

 

 

Më pëshpërisin. Me ngrohtësi:
je mikesha më e rëndësishme!

Oh… me hare buzëqeshin PESËDHJETË ylbere
NGA KRAHËT E TUA : SHTËPIA IME!

 

E nëse një ditë
hap portën e një rruge të vështirë
si dhuratë më presin
PESËDHJETË  këmbë me zero mbrapa…pambarim!

 

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.