13.5 C
Tiranë
E premte, 7 Nëntor 2025

Mimoza Rexhvelaj

“Marash Tuci ndorja shqiptare” asht libri ma i ri i shkrimtart Prelë Milani.

Me këtë libër Prela ka tejkalua vetvetën, rrëfimi i ngjarjve nga Shoshi i Dukagjinit vjen ambel plotë ndjenja vëllaznore, plotë dashni për malet hijeranda ku rriten trimat dhe trimneshat, ku besa asht baraz me besimin në të madhin zot. Ku për besë njiri vdes dhe fjalën e dhanë kurrë nuk mundet me kthye mrapsh, se korit vedin.Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë
Duket që Prela ka kenë orëçuet kur ka nis udhtimin me Marash Tucin e Shoshit, ia ka pri të marën duke sjell krejt Dukagjinin me bukurit e madhështin e tij, me historinë, trimninë, bujarinë, besën që pak kund i gjen skalitur ndër rreshta me mjeshtëri të madhe siç i gjen tek ky libër që kemi në dorë.
Edhe ma parë autori ka shkruar për këtë trevë me histori të pasun e ngjarje të thana, e të pathana, por kësaj herë nuk vjen veç historia e një djali të ri nga dera fisnike, nuk vjen veç tragjizmi e fati i trishtë, por ambël e bukur përshkruhet dhe dashnia mes dy të rinjve . Marashi e Rudina që nuk e kurorzuan me martesë dashnin e madhe të tyne, por nga pena e Prelës ata u skalitën në memorjen e lexuesit në perjetësi. Sot Prela jua bani dasmën e madhe me gjithë bajraqet e parin e Shkodrës në Bibliotekën “Marin Barleti” ku pata fatin me qënë me krushqit.Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Marash Tuci heroi i heshtun deri sot, pak e aspak njohur nga brezat e rinj, ju shtua yjeve që shnrisin qiellin e shqiptarisë për me u ba i pavdekshëm ndër trojet tona. Populli jonë ndër shekuj jua ka kënduar kangën këtyre burrave e burrneshave, por Prela bani shumë ma shumë, i fali jetën e dytë Marash Tucit, jetën e pavdekësisë mes madhështisë…
Suksese Prele Milani!
(Kronika dhe fotot u moren nga Mimoza Rexhvelaj. Faleminderit mike e nderuar)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.