Ndalet ofshama e tretet mendimi
Kur ora e varur troket.
Vërshon sirena e gulçi fashitet
Akrepat s’levizin ne vend.
Shtrëngoj krahrorin e puthis dorën
Tund qepallën mbi syrin zjarr
Shpejtoj hapin e mbyll fjalën
Kur ajo troket.
Matanë prozhmes me shumë bar
Yjet skuqen në gugulisje.
Buzët e lidhura me mall t’viteve
Rrëshqasin mbi vargun tim.
Atëherë, kur ora troket
Nis një shkëndijë dashurie,
Ndjenjat ruaj në rrjetin e merimangës
Se ora, prap troket.
Pranë urës kur ec dëgjoj ritmin e shpejtë
Duart lidh në unazë kurorë.
Gërshetin e shprish në oazën e blertë
Tik -taku le të sjellë diell.