Minivere Muja Maka

Eca

May be an image of 1 person, standing, këpucë dhe ambiente të jashtme

“””””””””””

Kur eca mbi gur

Gjurmë s’më mbeti pas

Se jeta furtunē

Qelqin theva mbi prag.

Kur pranvera të vij

Para do ti dal

Do shtrij duart mbi ty

Horizontit flakërimë do i fal.

Kur shiu tē bjerē

Ylberin do kaloj

Ngjyrat do teleis

Mbi harkun rrethor.

Kur deti te trazohet

E vala do pëlcasë

Pulèbardhèn mbi Adriatik

Do e zë me shkas.

Kur dielli tè lind

Vesën do e shndris

Do pij ujë burimi

Tè rris trëndafilë.

Kur do të shoh matanë

Përqafim do jap

Ujèrat e krojeve

Shtigjeve do i shpërndaj.

“”””””””””””””””””””””””””””

Janar

May be an image of 1 person, standing, outerwear dhe borë

Ec mengjeseve te janarit
Flokun përdredh erë e ftohtë
Horizonti i ngrirë me kristale
Pasqyrèn e jetès ta nē shpirt ta shton.
Kristali i akullt para meje
Forcën për jetë më jep
Do ik matanë si lule pranvere
Ngricën e janarit do e step.
Kur dielli rrezet do i përhapë
Do tretesh ti o e bardha borë
Emrin e shkruar mbi bardhësinë tënde
Blerimi do e mbulojë.
Janar me akull e me flakè
Ne lagjen e fëmijërisë
Kujtova rrugicat me baltë
Edhe ditëve kur binte shi.

Sot, kur tymi nga oxhaqet po qanë qiellin

Përqafim do falë e ngrohtësi do marr

Janari një ditë do ik

Çatia prap do shndrisë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.