7.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Minivere Muja Maka

GJURMA

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz të ulur, këpucë dhe ambiente të jashtme

Matanë kreshtës ku hëna shndrit sukën
Numëroj heshtat e vringëllimat e viteve
Heu sa gjurmë lash e sa pak mora
Labirinth në simfoni e pentagram ndërtova.
Kur dallga puthit buzën e loti rrëshqet mbi valë
Ngris dorën e fshij gjurmën që mbeti në ballë
Simfonisë i shtoj notat e mallin me vete marr
Dallgës e valës i flas me shkas.
Uturimë e shushurimë matanë grilës ndjeva
Nën këmishën e bardhë vitet e jetës fsheha
Eca mbi gurë e gjurmën nusërova
Mbi vello të dallgës jetën ndërtova.

Sot ec mbi horizont me ninulë në shpirt

Çapis rrezet e vesën e mëngjesit puthis

Kreshtës e sukës vringëllimën i marr

Gjurmën e humba e valën matanë bregut e lash.

“”””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz të ulur dhe mur me tulla

Në vazon e luleve
Në vazon e luleve mbolla copëzat e kujtimeve
I ndava në vite u fola pèr gjurmët e grisura
Në vazon me lule fala dashurinë e viteve
E vetes i mora një varg te rënkimeve.
Copëzat e trishta i ndrydha ne fund te petaleve
Mbi to radhita gjethet e rinisë
Nektarin e buzëve me hojet e bletës
I fala majës së vazos me trëndafilë.
Ne mes te vazos palosa gjerdanin
Natën kur hëna e yjet na bënin dritë
Nga gjoksi ta mora e qiellit i fala
Se drithërimë mora e dashuri fala.
Me vazo në dorë po numëroj shtrëngatë
I gjatë vargu i shkreptimave
Krrokamë e bretkut në kënetën e tharë
Preku gërshetin e preku bekimin.
Sot, vazoja e thyer nga pesha e rëndë
Shpurisi anekënd kujtimet
Të rënda ishin vitet
Por, të ëmbla përmallimet.

M.M.M

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.