12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Miranda Troci Derti

Eja Hënë sonte!!!!!

Eja Hënë rrezulluese sonte mu afro afer vetes
dua vetëm ty ti tregoj hallet .vuajtjet brengat e jetes
merr laps e letër ti vazhdo shkruaj
un te qaj e te flas me ty te shfryhem sa shum ka vuaj
Jeta ime si ne nje qoshe .vrimë e mbyllur në çdo skaj
jo se s.kisha rrugë dalje por u ndēshkova pa faj
rrugët e jetës krejt të hekurta perplas e heq e rropat
jo se bera faj por kshu të shkruhet dhe këtij i thonë fat
buzëqeshjet e tua jetë mizore jo aspak si provova
pyes fatin ku je ..pse ike nga un s.dita të të mbaj apo te keqpërdorova
a thu kjo ishe një sprovë qe duhet ta kaloj vetëm unë
apo ti o jetë me dënove dhe pse zure vend vetëm te unë.
kënaqësi se di pse nuk vjen te un kurrë vallë pse s.më pranon
a jam kaq e egër unë me ty apo shoqëri me mua s.don
eja pranë meje të lutem pak momente ti kalojmë bashkë
jam teper e kuptueshme eja dhe besoje sa shumë tu dhashë
mërzi..të lutem ik nga shpirti murmurosur kam boll
zemra s.duron ma si rrodhe ferrë mê je ngjitë
kshu nuk shtyhet siq vepron se mê ke hyrë deri në kockë
ik bashkë me dhimbjen dhe unë jam njeri të shoh pakëz dritë
lumturi..s.di kjo fjale pak e kisha dëgjuar
te unë s.erdhe kurrë a s.jam unë për ty apo e kam të ndaluar
se di a do njihemi bashkë apo do ngelemi si dy të huaj
bëhu pjes e jetës sime të lutem shumê të jam përgjëruar
çka është ky skrupull se kuptoj jeta nē qoshe më la
linda e tillë tepricê e pa deshiruar
gabimin e kujt ..ndeshkimin e gabimit të kuj po vuaj.
e pz..kështu nuk shtyhet Hëna vetmitare prap vazhdo shkruaj
se di Hënë a i dëgjove apo mē mbeten fjalët aty shkruar në letër
le të ngelen si një dokument rrëfyes të jetës
do e lexoj ditët qe do te rrjedhin qe presin ndryshime
por qe keta janë realitete qe sunduan mbi jetën time!!!!!
Miranda Troci Derti!!!! 30/04/2020!!!!

Lotët e jetimit!!!

Mbrëme nje kronikë dëgjova
tre jetima që derdhnin lot
që mblidhnin kërmij për bukë
sa trishtim o i madhi Zot
dhimbje që nuk përshkruhej
fliste fēmija e lotonte
jam jetim kam dhe dy motra
historin nis të tregonte
s.kemo rrogë as të ardhura
dalim që të tre që në mëngjes
ferrë më ferrë..arë më arë
te kërmilli kemi shpresë
përsëri lot foli vajza
ftoftë uritur trupi i saj
këto shesim 60 lekë
për të blerë bukë e vaj
kur e pyetën a shkon në shkollë
gjysëm zëri ajo u përgjigj
ora 5 deri 7 dalim mbledhim
pastaj te tre në shkollë nisim
qeset në dorë ia çojmë të ēmēs
nisen shkollë pa ngrënë pa pirē
tê leckosur të uritur
duar këmbē lagur mpirë
kjo është dhimbje që s.durohet
as me “coronën s.krahasohet
s.duan tia dijnê për pandemi
ata dhimbje kan varfërinē
O njeri bjeri ndërgjegjes
hape “thesin e mirësisë””
jep bëj mirë sjell buzëqeshje
zbutja jetimit varfërinë
Bamirësia s.të varfëron
me nji dorë ti e jep
Zoti madh qind fish ta shton
nji anë jep e tjera anë merr!!!!
Miranda Troci Derti..28/04/2020!!!!!!!

E êmbla qingjja ime!!!

Pranverê e vonuar..por prap sjell mirësi
bashkê me zogjë e bilbilat ..të bukurën melodi
dhe kjo qingjja ime sy shkruar
me floket pas shpine.si zanushë zbukuruar
kur nêper arê shkel këmba e saj
xhelozojnë lulet nga bukuria hyjnore
gushê mjaltë si luleshqerrë në maj
sy shkruar hijeshi me ngjyrat pranverore
qingje tê thërras ..ti je një bekim
aromê lule bliri..hedh nëper ara
s.gjendesh nê gojëdhëna.veq në shpirtin tim
Buzê.e gushê un ta puth çdo ditë e para
Bukurinë tënde ..hyjesi më sjell
si një shqerrê e vogël..qe kullot nê zabel
engjëllore rritesh ..si zambak mbi gur
As në parajsê ty sdo të gjej kurrë!!!!
Miranda Troci Derti !!! 26/04/2020!!!!!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.