-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Miranda Troci Derti

Mu zhduke si era!!
Ku mu humbe sonte mu zhduke si era
e unë duke pritur herë fry e herê shfry
telefoni fikur si rrallë ndryshe nga netët e tjera
e përhumbur nën hijen e dyshimit në agoni
e pa pritur kjo qē më bêre mua sonte më erdhi
nën strehën e natës dhe durimit e vrazhdë lëngoj
pëshpērij e murmurij nga zemērimi dhe tmerri
kthimin tënd të nga rruga e përhumbjes deri agimi të zbardhoj
telefonin mbaj në dorë .butonin e thirrjes shtyp çdo minutë e orë
zemra shpeshton rrahjet hesht dhe nuk flet
mes acarimit grushtoj kokën dhe shkul flokët
pyes veten si mundet që si era humbi ku u tret
pëshpërij në pagjumësi rrupull .strupull përpëlitem
u ktheva në vetvete dhe vetes kërkoj llogari
mirë ky qê humbi misterioze hahbitshëm
por unë ku gabova që marrëzisht te besova gjithsesi
qepallat e syve të nxirë me dy duar fërkoj e çirrem
s.kam ç.bëj veq telefonit dhe natës këkoj ndihmë përgjigje s.marr
jap vetes force ngrihem ulem dhe pērsëri ringrihem
nën hijen e zhgênjimit por më duhet tia dal
arsyetimet në majë të gjuhës i.papërgegjshem flet
justifikimi yt thua isha i zēne kisha punë
dhe pse i papërgjegjshëm je ti vetë
më turresh si i forti dhe fajet mi.lër mua .e ti me plot gojën them fajtore jam unë
Si pa të keq i pacipē nis t.më nge dorë
fajin e ke ti dhe mua .me bën fajtorê
në drejtim të paditur u zhduke si era
por më bere të zëj mend mos të lejoj e besoj hera tjera..
Miranda Troci Derti…09/05/2020!!!
“”””””””””””””””””””””
PYES VARGUN????
Pyes vargun sonte do mē bējsh ti shoqëri
ku do mē shpjesh vallē a mundem ta di?
do flejmë bashkë të shijojmē ëndrrën e bardhë
apo të rrijmë zgjuar ketë natē të gjatë
Vargu i ëndrrës të zhytemi thellë sy mbyllurazi tē dy
të ulim qepallat si perde mëndafshi mos të ketë dritë
ta ngjyej pendën me bojēn e frymezimit aty
deri sa hëna te ikē agimi bashkē të na zbardhi
vargu i zemres vazhdo rrugë futu te ndjenja
beje poezinë me gjakun që ke brenda
futu magjishëm thelle deri në vena
qka ka aty e di vetem ti dhe penda
Vargu i mërzisë diqka me ngacmon e peshtjellohet
sa i më ngacmoi brenda skrupullt grimcohet
ku ma gjeti sonte .vargun mos ma prish
me ik si vorbull dhe sa nis shkruaj më kthen sërish
vargu i lotëve ky po që flet vetë pa zë
psheretimat e shpirtit shkruan një nga njē
si lumë vershon rrëshqet fuqishēm si valë
ah lot i brishtë që s.flet asnje fjalë
vargjet e hallit s.di ku mē shpunë
shpirt të trazuar sorollaten kuturu
peshën e jetës mbi shpinë mi trazove
u fute aq thellê përtej limiteve njerëzore
Sheh vargu im sonte sa bukur bashkë folëm e shkruam
të jam mirënjohese qe më shoqērove ktë poezi
sa fort sa thellë gêrryem vargjet bukur formuam
çdo gjë që folem shkruam e thamë te mbetet “sekret ta dijmë veq un e ti..
sa më pelqeu me ty sonte kjo shoqeri
i thurëm strofat bashkē si me magji
ikën minutat orët iku hëna solli agimin
shoqeria me ty mua më dha frymëzimin….
Miranda Troci Derti!!!@ 08/05/2020!!!!
“””””””””””””””””””””
Gëzuar Festen e Shëngjergjit!!!
Ditë Maji .ditë Shëngjergji
ditë e bardhê.festë “pagane””
fllad i bjeshkës që sjell Maji
edhe zogjtë ia marrin këngës
aromë mira lule shqerrës
rrethit Drinit lëshon erë
të mblidhemi nê vendin tim
ta festojmë si tjera herë
gurgullojnë Valēt e Drinit
flasin Malet ne Dy anë
bashkë me zërat e bilbilit
kerkojnë bijat ku i kam
e sa fort më ka marrë malli
për ata vise dhe për lisat e malit
të mblidhnim lule në ferra e kodra
si atëherë kur ishim të vogla
sa lezet kish tjetër herë
vejshim lule derë më derē
mblidheshim cuca .nipa e bija
thershim kingjat e pjekshim fliat
Gëzuar vëllezër e motra
Bereqet ju pastē sofra
ejani ne Reç te festojmë bashkē
si në adet që e kemi pasē!!!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.