14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Miranda Troci Derti

VAJTO QYQE NÊ VISE TË MIA!!! !!

Mbi ktē pluhur qē po i bie malit…
Qē trubullon ujrat e Drinit plak…
Kēndojnē qyqet me za tē vajit…
Tym e mjegull po m.bie nē prag….
Po ia vret malit gjelbrimin…
Po ia thanē shkurret ndēr lisa…
Dufēm tē randē ka mēsy luginēn..
Vajtojnē nē heshtje qyqet ndēr mriza…..
Ma kēndoni kēngēn për s.fundit herē…
Se mka ardhē dita me vdekē..
Nis vajto moj qyqja nē degē…
Se djelmnia paskan heshtē…
O vllazēri a po dëgjoni apo shihni ..
A jeni gjallë a pse po heshtni..
A se shihni pluhurin mbi Dri..
Pse mbi ne bota po qeshin…
Mos mi prek malet e mia…
Uji i Drinit pse po m.trubullohet..
Mos mi grryjē zorrēt e mia…
Ç.ēshtë kjo vdekje që po mē afrohet…
Vajto qyqe nise vajin me të madhe hej ku ku…
Pse moj Dibēr nē kazan tē .ziftit tu tē lēshun..
Përse qyqet ditēt tuaja numērojnē duke vajtu…
Kēngēn e fikjes kush ta thuri me ta kēndu…
Orēt e ferrit mos hesht o vlla dibran..
Amanetin e stērgjyshērve qe brejshin barot me dhamb…
Hidhērimit mos ia ban amin e derman..
Po të merret copa e bukēs e dheu ndēr kambē …
Zgjohu more vēlla nga gjumi i pa pērgjegjshmes…
A asht tokē e ytja more haram…
Me tē vajtu qyqja mu nē shqemē tē derēs…
E tjetri mbush çekun me mund e zahmet tand…
Njē lojē e pakuptimtē që pērgjigja s.po i dihet…
Vallē gjithē kjo heshtje që mbi vdekjen po zihet…
Ku tē vret këpuca vlla e s.po e merr vesh….
Ty hesht e flej e bota me ty po qesh….

Shkroi!!!

Miranda Troci Derti!!

Reç!!

Dibēr!!!

“””””””””””””

JAM DIBRANE SE SHES NDERIN!!!!
Nē gjithë botēn kudo me shkue…
Nē troje të lashta sa vetē jeta…
Mes nantë malesh pena mē shkrue..
Zana malesh lindin në kto djepa…
Lidhè në lirek e djep shqiponjash…
Ndēr kto mriza me gurē stralli…
Zemēr luane sy ujkonjash…
Në lavde nderi shkruar te balli….
Sa herē nana nē djep m.ka lidhē…
Me djelmni nē emër mka thirrē…
Me gji tē zanave rritë e mëkue…
Bukē e shtat mi ka bekue…..
Bashkë me zanat në djep mka këndue…
Nē mindil të nderit mka mbulue…
Bash si lulet ujitē me djersē…
Pēr atë gji nderin se shes….
Se kam emēr tē madh nē sojni…
Kēsulēn e bardhë Zot kam mbi kry…
Nē fis legjendash e në kullë tē barotit…
Nē Reç të trimnisë bijë e Trocit…..
Në bukē e nē gji aty betue…
Nē nder e besë pērjetë me rrnue….
Nuk mbjell kurrē djallzi mes vetit…
Jam urti jo pjellē e dreqit….
Gjithçka arritē nē mirēsi…
Kurgja s.shkrujta nē shejtanlli….
Në sojë e në breza gjithmonë kamē ecē…
Pēr kurgja nderin se shes….
Se cdo të keqi që para mē del.
Ec budallë ki rrugēn e çelē…
Se reçjani sedēr ka…
Në rrugē të ligut kurrē ska ra….

Shkroi!!!!

Miranda Troci Derti!!

Reç!!!

Dibēr!!!!

“””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person

Nënë pse smë merr me vete!!!!
Kērkoj nēnën vetēm emrin tia thērras..
Të shuaj mallē se nga malli pēr ty po plas…
Mē vjen nē ëndērra mos qaj më thua…
Po pērse kur hap sytē nënë s.je me mua….
E di nënë që halli dhe loti im as në pērjetēsi stè lè të prehesh…
E di nēnë qē dhimbja ime plagë nē eshtra të ka zënē…
E di nënë qē shpirti yt mē ndjek ngado vej aty më gjendesh…
E di nēnē që çdo loti i kam vënë emrin nënë….
Prehu e qetē nēna ime fjalën tek jepje shpirt deri nè vdekje sta harroj…
Kujdesin për jetimat që Zoti mi la amanet nē pērbetim…
Babë e nënë më thoje të kanë ty edhe nga përjetësia do të vëzhgoj…
Në gjirin qē mē ke dhēnë betohem kam ndjekur çdo udhēzim….
O nēnë ëmbla ime sa dhimbje kam në shpirt…
Që vetēm në prehrin tënd si fēmijē dua tē rrēfej…
O hynjeshë e pērjetēsisë që këtu s.gjeta kurrē dritë…
Pse s.mē merr me vete pranë teje qetēsinē dua të gjej…
Këtu kjo jetë e errēt kaq shumē më maltretoi..
Në ëndērrat e pashpresa përditshmērinë pērjetoj…
Nē aget e himta pse zgjohem. kētē gjē se kuptoj
Mē mbēshtill në gjirin tēnd tē ngrohtē aty dua të qēndroj…
Pikëpyetjeve tē sagēs së dhimbjes pse më linde….
Nē psherētimat e shpirtit përtyp idhtēsinë e vrerosur…
Nē damarin e ngushtë dhe të keqin deri nē inde…
Vetēm më merr me vete aty gjithçka mbraron e varrosur…
Me vargjet e dhimbshme të pērgjērohem mos lēsho ofshamē..
Por qē ky maltretim më beso mlléfin ku tē shfryhem….
Çdo lotē bije e pas çdo pēshpēritje ka emrin _oh nēnē…
Siq të lypja gji ashtu shpirti im sot ndihet…..

Shkroi!!!!

Miranda Troci Derti!!

Reç!!

Dibēr!!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.