Shoqata e Shkrimtarëve”ABC-poetike” nga Shkupi, në Shtëpinë Muze të alfabetit në Manastir sot e diel 20 nëntor. 2022, mbajti orë letrare me krijues nga e gjithë hapësira shqiptare, duke i paraprirë me pjesën skenike “KONGRESI DHE OPINIONI”, me skenar të Daim Hisenit e regji të Mejdi Alidema, ku interpretuan : Dibran Fylli, Elmira Rama, Jahja Lluka, Miranda Troci, Rexhep Memedi, Adisa Ibraimi, Merlinda Ibraimi e shumë të tjerë.
Manifestimi është tradicional dhe mbahet për çdo vit me shkrimtar, poet e artist të hapēsirave shqiptare.
Miranda Troci: Mjaft më, shporreni jashtë helmin e huaj, se më trazoi vnerrin!
Po ju?!! Pse qëndroni në errësirë, vallë, nga armiqtë prisni mëshirë. Pikërisht ata, duan të na shohin të shtrirë.
Kujtoni gjuhën e shkruar e popullit të vojtur e të përvëluar, thuaj të na fali pakëzë dritë, këtu natën ta bëjë dritë. Këtu ku dielli ynë që i thonë virgjinë, që na e ngrohë vatrën dhe ndriçon shtëpinë.
Ehhh, aty ku flamuri është i kufizuar dhe gjuha në përqindje e shëndruar, ndaluni dhe veten veteni, qiraxhi, doni të mbeteni?
Unë vërtetë s’kam ardhur që të mbroj ndonjërin nga alfabetet.
Thjeshtë kam ardhur të solidarizohem dhe të jem i bashkuar në praninë e vëllezërve të gjuhës, kulturës dhe kombit që i përkas.
Unë nga ky moment ju bëj me dije që do ta pranoj atë alfabet, të cilin do ta caktojë Kongresi si më të dobishëm për të mirën e popullit mbarē!!