8.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Nëntor 2025

Mirela Naçi (Eli El)

Kjo esht Mirela Naçi

 Mirela Naçi! Kam lindur dhe jam rritur ne qytetin e mrekullueshem te Beratit! Rrjedh nga nje familje puntoresh te thjeshte. Kam mbaruar gjimnazin. 2 vitet e para i bera diten e te tjerat naten per arsye familjare. Ne moshe teper te re fillova pune ne kantierin e ndertimit.Me pas,pasi me vdiq motra 19 vjeçe me transferuan ne ndermarjen Artistike e me pas ne ndermarjen e Grumbullimit te bimeve.Pastaj pasioni im ishte parukeria ku e ushtroja privatisht dhe punen ma vleresonin shume vajza te cilat dolen nuse nga duart e mia. Pasioni tjeter imi qe ne mosh te vogel ishte letersia . Pelqeja shume poezine. Ne shkolle fillore mora pjese ne nja dy konkurse letrare ku kam dhe fleta nderi. Ne vitin 1996 si shume shqiptare te tjere mora rrugen e mergimit drejt Greqise. Ketu u njoha me bashkshortin tim i cili sapo ishte ndare. Kishte 2 djem te vegjel te cilet i sollem ne Greqi dhe i rrita me dashuri si te ishin te mite. Pas disa vitesh pesoj nje aksident dhe sot e kesaj dite gjendja ime eshte e veshtire pasi me kalimin e kohes nuk mund te heci dhe jam me karroce. Gjendja psikologjike teper e renduar. Mundohem nepermjet poezive te shpreh dhimbjen time.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.