16.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Mirela Nasi

Urime ditëlindjen modeli ynë !

Në zemrën time ti, me je Diell,
per shpirtin tim, ndricim yjesh ne Qiell.
Ne syrin tim, det lumturie ne bote,
ne trupin tim, pulsim jete mbi Toke.
Në ndjenjën e bukur vezullon fytyra,
në puthjen e ëmbël gjallëron natyra.
Në prekjen tënde, emocione ujëvar’
në ritmin tim, zemër ngrohtë behar.
Në kraharorin tënd, jetë që shijon,
krahë njëri-tjetrit, të dy në unison.
Në fjalën tënde, këngë shpirti vë,
në tik-taket e zemrës, të dy në një
Buzëqeshja jote, impuls që shton jetë,
në përqafimin tënd, mrekulli e tetë.
Me ty në krah asgjë s’më mund,
shpirt e zemër, forcë dashurie pafund.
Në ç’do frymim, urime jeta jonë,
plot shëndet sot e përgjithmonë !!
Mirela Nasi.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.