Kohë për sensibilizim !
Ç’do ditë e kaluar me fëmijët është e bekuar.Prezenca e tyre, i jep vlerë jetës.Ndërsa harrohemi në vorbullën e një realiteti të tejmbushur me të “papritura”koha na përball me boshtin themelor të ekzistencës sonë, vëmendjen ndaj fëmijëve.Sot, në mbarë botën, simbolikë në kalendar, një ditë e veçantë dedikuar tërësisht botës së fëmijëve.Një qasje paksa e “çuditshme”në dukje, sepse e vërteta në fakte, për gjithçka në funksion të mirëqenies së tyre, po shkelet me dy këmbë.Me të drejtë, në vend të një urimi spontan, gjendemi në dilemën e një situate që na dhemb në shpirt.Sa ironike kjo fasadë instancash ! Në apati dhe gjum letargjik, për ç’do ditë të vitit, kur nga jasht dëgjohen klithmat dhe ngashërimat e të pafajshmëve, nga duart e ndyra dhe sulmi abuziv.Degradim në kulm.Përse heshtje dhe mërmëritje pa kuptim, në një ç’ështje kaq delikate, të drejtat e fëmijëve në botë !?
Përse “show mediatik” plot “dashuri”në një ditë të vetme si kjo sotmja, kur gjithë ditët e tjera, qoftë dhe një princip i vetëm, funksionimi i ligjit për të drejtat e tyre, është zvarritur nëpër koridoret e errëta të burokracisë !?
1 Qershori-jo thjesht një ditë festive, por një apel i fuqishëm:STOP dorës abuzive dhe ç’do veprimi agresiv ndaj fëmijëve, të ardhmes së ç’do kombi ! Le të hyjmë, përmes vështrimit të tyre të çiltër në botën plot ngjyra që bartin.Le të mësojmë prej tyre, ç’do të thotë një botë e lirë, e natyrshme, plot nuanca gjallërie, ëndrra, shpresa, buzëqeshje e mbi gjithçka, të jetosh me të vërtetën, larg botës së gënjeshtërt e fallco.Kjo ditë sot, le të jetë një apel i fuqishëm sensibilizues, për të ngritur zërin për të drejtat e fëmijëve.Jo thjesht, një ditë me parulla urimi, por një domosdoshmëri e patjetërsueshme, vëmendje tek ata, që nesër do jenë e ardhmja e kombit.Le të bëhemi bashkë, në sfidën për të drejtën e tyre, që të rikthejmë Diell dhe shpresë tek ata që janë shpresa e së nesërmes !!
Mirela Nasi