19.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Mirela Nasi

 

Nxënës të dashur ! Sot u hapën dyert e dijes për ju, ndonëse në një kohë jo normale, por me dëshirën për të mësuar dhe pasuruar botën tuaj vizionare.Nga zemra përcjell urimet më të mira.Paçi mbarësi dhe suksese në udhën e dijes !! Uroj,që në zbatimin rigoroz të rregullave të vendosura për të mbrojtur shëndetin tonë, të përshtatemi dhe te kapërcejmë pa dëme valën e dytë te koronavirusit.

Në vend të epilogut..
**Hipokrizia e kohës**

Shpesh herë,duam a s’duam ne, biem pre e “peshkimit” nga kthetrat e komunitetit rrethues që bart boshllëkun e cilësive njerëzore.Me një oreks të shfrenuar,është ajo pjesë e infektuar në “vetëkënaqësi”që manipulon pjesën e shëndetshme të shoqërisë, duke nxjer në pah cilësi që në të vërtetë nuk i kanë,një mburrje e brendshme e reflektuar në aparencë me një shtirje sarkastike.Aq e babëzitur është kjo lloj kategorie sa nuk njeh limitet njerëzore të një pauze për ndërgjegjësim, përkundrazi bëhen aleatë të reklamimit fallco të vetvetes pa menduar aspak që kjo të shpie në dështim.

Eh ç’farë kohe po jetojmë ! Kohë në tymnajë pa ditur ku do përfundojmë, por ajo që nuk tolerohet kurrsesi është të qenit krijesa pa asnjë motiv njerëzor, që dëmtojnë gjithçka që prekin.

Një fenomen i tillë, duhet pranuar që jeton brenda natyrës njerëzore, tek disa me “pikatore”apo dominuese.

Ata janë të gatshëm të shiten tek “djalli”për të plotësuar tekat e tyre në luksozitet apo parime që nuk i zotërojnë.

E kështu, koha ciket nga shtirja e njerëzve që turbullojnë mënyrën e të jetuarit, ndërsa ne,teksa ecim në hapat e kohës, me modesti, përballemi me retorikën dilematike: Mungesë morali apo moral i dyzuar !? Me plot gojën, mund të pohoj që është karakteri i “sëmurë” i disave që fshehin fytyrën e vërtetë, nën maskën e hipokrizisë, duke shtrembëruar faktet dhe realitetin.

Eh..! Ishim më mirë atëherë kur ishim keq, së paku nuk ishte nevoja për maskë që tjetërson tërësisht natyrën e brishtë njerëzore.Koha ecën…e kështu përditshmëria na servir epokën e çudisë së radhës…nëse do veten, përdor maskën mbrojtëse, unifikuar kjo jasht domosdoshmërisë së shëndetit.Një fakt i tillë, favorizoj pjesën hipokrite që nën maskë “abuzojnë”duke ngritur zërin si më të mirët, akoma më tej, në mënyrë ilizionare, maskojnë çiltërsinë e shpirtit, duke e prangosur në kërcëllitjen e buzëqeshjes hipokrike.

Lidhur ngushtësisht, kohë në hipokrizi me shoqëri të maskuar.

Gjithmonë kështu ka qenë e do jetë,.ndonëse dikur në dozë të lehtë, jo kaq të uritur për të dëmtuar të tjerët.

Mbetet prioritet e pjesës së shëndoshë të shoqërisë, që të çjerrim maskën e shtirjes e të servilizmit duke menduar për rigjenerimin e shëndetit nën maskën e asaj që na solli koha e Covidit.T’i themi STOP maskës dhe kohës së hipokrizisë !!

Mirela Nasi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.