26.5 C
Tiranë
E shtunë, 30 Maj 2026

Mirela Nasi.

Nostalgji…

Në sytë e mi…buzëqeshje kristal,
burim i një tabani, që kurrë nuk ndal.
Diell dhe yje…në buzëqeshje, shikim,
këngë dashurie, mall…për fshatin tim.
Flas me buzëqeshje, në thellësi…
kompozim kënge, atje je dhe ti…
shëtis në magji…deri në agim,
atje…e dashuruar, në fshatin tim.
Qesh me botën e grisur, të arnuar,
puthem me fshatin tim, e dashuruar.
ndjenjë, emocion, në shpirt e fytyrë,
jeta ime fshati, me të bukurën natyrë.
Atje…ku puthen male, fusha e lëndina,
atje…në nota kënge, më buron origjina.
Magjepsem në traditë, vishem në pasion,
atje…në fshatin tim, zemra më pulson.
Pushtohem në mall, që askund s’e gjen,
atje…në fshatin tim, ku ka jetë, oksigjen.
Mallëngjyer shtegëtoj, si zogu në hapësirë,
atje…në fshatin tim, larg kësaj bote egërsirë.
Rrugëtoj me kilometra, e buzëqeshur në sy,
atje…në fshatin tim, në lumturi bashkë, të dy.
Shkrihemi në NJË, në një botë pa përshkrim,
atje…të dy në NJË, në lumturi, në fshatin tim.
Origjina ime-ritëm jete çdo mëngjes…
Fshati im, buzëqeshje të përshëndes !
Ndoqa fatin e jetës, këtu në dhe të huaj,
me shpirt, për fatin tënd, unë vuaj e vuaj.
Me punë, dashuri, jeta kthehet në melodi,
duajeni fshatin, mos e lini në zbrazëti…!!
Mos prisni aromë, nga kopshti i dikujt tjetër,
lulëzoni fshatin, lëreni të ikë botë e vjetër !!
Jam vajzë fshati, traditë vlerash në emër,
puthje e çdo çasti, ritëm krenarie në zemër.
Jam vajzë fshati, atje kam prindërit, folenë,
përqafim origjine, për vendlindjen, atdhenë.

Mirela Nasi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.