RRETH FIJESH
Kjo gunë e vjetër mërzie
Rrëndon nga pluhuri i kohës
Vetëm ëndrrat flasin dritë-hije
Rreth fijesh,që mbeti palosur
E kuptova, ska fund vetmia
Shumfishohet çdo ditë
Duke qarë si fëmija
Që vërtitet si një eklikë
Përshtatesh çdo ditë me kohën
Nga shkatërimi i zakonshëm
Kupton, të ngrihesh më këmbë
Mos mërzitesh ,mos lëndohesh
Teksa isha gjithmonë n’pritje
Vetmia,ndërpriste rrugët e mia
Dhimbja, më vështron me hile
Pres vetëm pres, ditët e dlira!
Shkurt 2020 Mirela Ropi
“”””””””””””””””””””””””
NË DJALL TË VEJË
Aromëndjellëses lule i zgjata dorën
Kur, më dehu brenda në zemër
Gonxheçelur,shpoi gjëmbi mollzën
Por, s’më trembi i vendosa emër
Më bashkon forca ,kurajo më jep
Lotin vesitur,ngrin mbi qerpik
Shpresa thyer mbeti mister
Hapën krahët ,drejt lirisë
Qetësia vjen plot dënesë
Kur gishti poshtërues vjell helm
Njerzia mbyllin edhe veshë
U lodhën,thanë në djall të vejë !