PULËBARDHË KRAHËSHKRUAR
Moj pulëbardhë krahëshkruar
Ti po vjen nga rrugë e gjatë
Fatin tim mos ke takuar,
A të dha ndonjë mesazh?
T’a kërkoj do endem gjatë
Do kaloj lumenj,male,rrugë
Më në fund a do t’a mar?
Përmalluar të pyes unë
A e takove,ndoshta e pe
Do kthehej ndonjë ditë
A po foli me zë mekur
I thuaj zemrës, mos më prit !
Folmë pak moj krahëshkruar
Thuaj një fjalë, se s’është gjë
Nëse ti e ke takuar
Tek unë, do të kthehet më ?
Po më tha,beso te i madhi zot
Ai vendos,bën mrekulli
Nëse ke besim të plotë
Edhe fati, do vijë tek ti !