GËZUAR DITË E BEKUAR..
Kalon koha,endemi nëpër botë
Çdo moment është i çmuar
Kthej kokën shoh dy pjesë
Rrugën dhe dashurinë e bekuar
Fuqia e dashurisë ndryshon njerinë
Dështimin humbet dalëngadalë
Befas ndalemi,goditet shikimi
Dhe fjalët ngrinë buzëve pa dalë
Këto ekuacione pa zgjidhje
Ndalojnë, bashkim duarsh
Në rrugë rrudhash pikon shpresë
Vajtimi i motshëm ,mbetet degëzuar
Në ç’tempull ndalet lutja
Dhe ndezja e dritës hyjnore
Atje,kornizës mbeti puthja
Mes meditimit thashë Gëzuar !
Korçë 15 Gusht 2021
“””””””””””””””””
KJO BOTË.
Do doja,që kjo botë të ishte e pafajshme
Aq sa, pafaqësia e një fëmije
Por, rrëmbeu gjith shpresat
Muzgiti ,qënjen time
Eh,veç ëndrrat flladitin kujtimet
Përgatitin gjith delikatesë ylbere
Prekin, më puthin vegimet
Krijojnë oaze dashurie
Kjo largësi kilometrazhe
A ndjen që vuaj dyfish ?
Më jep përqafime plot malle
Lotët mi vendos yje në galaktikë !