18.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Mirela Ropi

MALLUESHËM DY FJALË

Erë mëngjesi që sjell lajm

Eja më hiq gjith brengën

Shkretuar mbeti mbi zall

Si një tokë ku s’mbin gjë

S’dua keqardhje ,as thërime
Vetëm një dozë emocioni
Diçka reale , mjaft vegime
Oshëtime nga vetë Joni
Oaz, ku të flasin agimet
Vend, ku bëhen realitet ëndrrat
Le të degdisen dëshpërimet
Të vijnë buzëqeshjet e ëmbla !
Kjo drithërimë që prek zemrën
Ata sy shpues si shigjeta
Mallueshëm n’pritje dy fjalë
Nga largësia të përzemërta !

Tetor 2019 Mirela Ropi

“””””””””””””””””””””””””

BELBËZIM NATE
Po bie muzgu prapë
Si pelerinë e xhindosur
Ti dehë kujtimet është pak
Dallgëve të jetës sakatosur
Veç hija ka mbetur shtat
Dhe drita e syrit fikur
S’di ,kë belbëzon çdo natë ?
A ndoshta, dolli ke ngritur !?
Llogaritur,detaje jetës të re
Çudi s’është ,ta mbjellesh në saksi
Nëse lulja u tha mbi këtë dhe
Tjetra mer bekim në perëndi !

Korce 3.10.2018 Mirela Ropi

“”””””””””””””””””””””””””””””

PËRBALLJE ME VITET
S’po ikën kjo natë e trishtë
Që shkruan me hijen e saj
Atë, që dielli ndriçoi fillimisht
Dhe pezull e la në fjalë…
Si sot, mendoj fajet e fëmijërisë
Pa dashur ato i kam bërë
Ndoshta t’ë kam plagosur edhe zemrën
Dhe më fal, nuk të kam thënë
Eh zemra, ajo vetëm vuan
Në mënyrën e saj kërkon falje
Çdo lot që fshihej nën qepallë
Sot një diamant, një përballje !
Gjerdan i thura mendimet
Si kujtime qafës i mbaj
Sa herë tek fëmijët shikoj gabime
Gjithmonë në heshtje them, nënë më fal !

25 Shtator 2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.