14.5 C
Tiranë
E enjte, 24 Prill 2025

Mirela Ropi

VENDOS NATYRA
Shoh lotin e madh sa bota
O i përvuajtur njeri,
Fytyrë fshehur,maskës të dhimbjes
Mbetet pa strehë shpirti
Sa shumë kohë u desh
Të kuptosh, si tretet trupi !
Dhimbja gjithçka fsheh
Kur fjalën, goja ndeshi
Fletës shkruar ca fraza
Një firmë, që fatin shpreh
Tani dridhet ndër duar
Vulosur kjo letër pa shpresë
Ti..,ftohtësi mëngjesi
Më ftohe edhe mua,
Nuk sqaroj dot,çmënduri
Grykës,mbeti detyra.
Njerëzorja,që dhimbjen e di
Kaluar në etapa të tilla
Shpirtit dhemb kjo babëzi
Që jetë të marë, vendos natyra !
13 Nëntor 2020 Mirela Ropi
“”””””””””””””””””””””””””

MUZA IME
Ta besova zemrën
Me gjithë rrahjet e saj
Dhe yjet e galaktikës
Puthjet gjith zjarr
Dashurinë pa kushte
Për ty,veç sy kisha
Asnjëherë si pe
U bëre krejt si bisha
Më dhemb largësia
Djegur mbeti ëndrra
Ja shkel vrapit brishtësia
S’ka nota as kënga
Grumbullova vitet
Lëndimet,thura lëmsh
I holluar peri ishte
Fill u këput, s’mbajti më!
Ndaj, vend bëri vetmia
Ndarja prapë vret
I dogji krejt ëndrrat
Veç muzës ,s’mbeti as diell !
Mirela Ropi 10 Nëntor 2020
“””””””””””””””””””””””

EMËRTIM ZEMRE
Ti je kandili im
Kurse unë,flutura rreth zjarrit
Kam vendosur,emërtimin zemrës
Dashuri ! Tek sytë e tu shoh vesën
Atë, që ti ke nevojë për mua
Si kundër dhe unë për ty
Njësoj si toka për shiun
Ndaj zoti është me ata
Që ecin rrugës drejtë
Ndaj dua të ndal kohën
Dhe ora mos ecë më
Besoj te ty ,si tek toka
Që shkretëtirën kthen vresht !
Korçë 7 Nëntor 2021
“””””””””””””””””””””

LABIRINTH
Për mua zgjidhjen bëri jeta
Delikate,por kundër pata fatin
Ditët vazhdojnë me të përpjeta
Për biseda, nuk pata shansin
Rrënojve të shpirtit, mbledh copëza
Ndoshta gjej rrugën e labirinthit
Nga dilema e vjetër shfaqet e sotmja
Rikëthehet..,diçka e përmallimit
Tik taku i zemrës nxjerr gjumin
Dritaren e dhomës me forcë hap
Pëshpëritja vjen me shpejtësi plumbi
Ledhatimin ,sjell për varg
Vrapojnë ditët, minutat
Zbehin imazh
Largësisë mbeti puthje
Që kohën zuri me çarg
Kristalizohet frymëmarrja me borën
Rrugëton , duart kallkan
Thjesht ka një zemër
Mbushur nga lotë oqean!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.