14.5 C
Tiranë
E enjte, 12 Mars 2026

Mirela Ropi

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Pezull, mbi tela kitare mbeti koha
Objekteve la drithërimë
Admiron largësisht statujat
Heshtja ulet mbi tavolinë.
Fletën e bardhë,shpalos ankthi
Vulosur zarfi me dyllë
C’farë misteri fsheh ai ?
Ndoshta, copëza pasqyrë !
Mos plagë mbyllur brenda?
Që shfaqin lehtas,dritëdyshimi
Ngjyrat e jetës perla
Apo sy lotues përmallimi ?
Korce 24.11.2017 M.R

 

FLAMUR VALËZUAR

Mund të jetë një imazh i në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument
Ti,shpirtplasur Atdheu im
Dhe ti,shtegëtar i vonuar
Shih Shqiponjën si krenon
Në flamurin valëzuar .
Nën pemët e blerta
Fsheh dhimbjen si thikë
Zemër lodhur e shkreta
Vajton përditë .
I vetmi melhem mbeti
Edhe që i dha shpirt
Flamurin kuq e zi qëndisi
Me gjak trimërish .
Ju derdhet rrebeshi
Në plagën e hapur
Fustanellave grisur
Këlthet dhimbja trashur !
Ndaj, mbahu Flamur
Valvitu në Nëntore trimash
Ata nuk shohin me sy
Por ndjejnë shkrepëtimat .

“”””””””””””””””””””””””””

GJETA VETVETEN
Dashuria është, si të kërkosh një perlë në pus
Lumturinë e kam harruar
Mjafton mos kem dhimbje
Atje ku e humba veten
U riktheva e gjeta !
24 Nëntor 2021 !

“”””””””””””””””””””””

PEZULL
Pezull, mbi tela kitare mbeti koha
Objekteve la drithërimë
Admiron largësisht statujat
Heshtja ulet mbi tavolinë.
Fletën e bardhë,shpalos ankthi
Vulosur zarfi me dyllë
C’farë misteri fsheh ai ?
Ndoshta, copëza pasqyrë !
Mos plagë mbyllur brenda?
Që shfaqin lehtas,dritëdyshimi
Ngjyrat e jetës perla
Apo sy lotues përmallimi ?
Korce 24.11.2017 M.R
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.