PËRMALLIM
Do ta pi një gotë verë
T’ja ndjej shijën që më josh
Ndërgjegjeja jo s’do më brejë
Gllënka gllënka ta shijoj
Unë, njëherë do pi ,si të tjerë
Gjithmonë ka një herë të parë
Lumturinë të gjej në kjo verë
Fundja s’është aspak e rrallë
Brenda ca gjethe borziloku
Ëmbëlsojnë ,ndoshta shijen
Më kujtojnë lidhur një tufë
Në darova nusërije
Më mungoin ca trëndafila
Por jo karamele, as orizi
Një orkestër me zë bilbilash
Që thellë ngacmonte shpirtin
Dhe së fundmi një taksi
Pronontuar muaj më parë
Gjarpëronte ,s’dij se si
Përmallim i viteve në fjalë !
21 Shtator 2019 Mirela Ropi !
“””””””””””””
TIK-TAKE LARGËSIE
Erdhe si një pranverë
Që pasoj dimre të acartë
Ti si shkëndija vetë
Që nuk shuhet as në baltë
Se nuk ikën njeriu
Pa lotët e lamtumirës
Moshën e pafajshme
Krejt ja fala detyrës
Por,sërisht mbeti trishtimi
Brenda syve të mi
Vendosa mos kërkoj përgjigje
Askush s’mbajti përgjegjësi
Mijëra net kam ndenjur zgjuar
Numëroja tik taket e largësisë
Nuk është e lehtë të fluturosh
Me zemrën bosh galaksisë
Ti surprizë e ditë-netëve të mija
Vjen dhe ikën kur do ti
Zemrës mbeti dashuria
S’ka pasur kurrë për tjetër njeri !
Mirela Ropi 18 Shtator 2020
“””””””””””””””””””
GLLËNJKË PENDIMI
Nuk kam fjalë për trishtimin
Gjuhën lidhur e sflas dot
Plagët e gjuhës, s’shëron melhemi
Një gllënkë pendimi nuk mjafton !
Pakt a shans si ta quaj ?
Notin ujrave të rrëmbyera
Përpjekjet ,mbeten trazuar
Shëmbëlltyrën nxjer fytyra
Ëndërimtar abstraktiteti
Vjeshtën lyen me flori
Këta lotë si mban më dheri
Dhuratë , nënëshkrimi TI!