13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Mirela Sarolli Ropi

GJURMË

Është ndalur koha, s’shtyhet dita
Me hapat e vetmuar
Ankthi më ndjek, e s’di pse prita
Mëngjesin e harruar
S’më binden duart
Dhe s’di ku ngriu puthja?
Nuk mud të flas shpenguar
Çudi, nuk kthehet ikja !
Në sytë ku digjet ndjenja
Në buzët ku flet turpi
E dini ç’gjuhë flet dashuria?
Zjarrmi e dridhje trupi

E në çdo hap ,dehje e rrallë

Çdo gjurmë është një kujtim

Po mua thjesht më ngjan përrallë

A ndoshta hezitim !?

(Korce 1.12.2017 M .R )

“”””””””””””””””””””””””””””””

FLAMUR VALËZUAR
Ti,shpirtplasur Atdheu im
Dhe ti,shtegëtar i vonuar
Shih Shqiponjën si krenon
Në flamurin valëzuar .
Nën pemët e blerta
Fsheh dhimbjen si thikë
Zemër lodhur e shkreta
Vajton përditë .
I vetmi melhem mbeti
Edhe që i dha shpirt
Flamurin kuq e zi qëndisi
Me gjak trimërish .
Ju derdhet rrebeshi
Në plagën e hapur
Fustanellave grisur
Këlthet dhimbja trashur !

Ndaj, mbahu Flamur

Valvitu në Nëntore trimash

Ata nuk shohin me sy

Por ndjejnë shkrepëtimat .

“””””””””””””””””””””””””””””

TË NDAJMË DHIMBJET
Mbështetur tek një bosht
Jemi në dorën e zotit
Ndodh tragjedia, offff
Gërmadha dhimbje, i madh loti !
Vallë jetë të mara hua ?
Që përpeliten nën rrënoja
Të gjithë lutemi me mish e thua
Zot mbaj dorën, dhimbjen zvogëloja
Klithma ,që shkojnë në hapësira
Një thënie “hapur mbetet qielli”
Popull i gjorë.., mbetet me logorima
Ikën, jetë të pafajshme pa dalë dielli
Ku ndodhej mbështetja e boshtin ?
Ndoshta ,rrënojave ku nxori dhimbje
Disa të traumatizuar lotonin
Në kërkim të pjestarëve të familjes
Fati më i keq për ato viktima
Por dhe për ata që mbetën gjallë
Memorjes tmeri, frikshmëria
Në sytë e tyre do mbetet pranë

Ti japim kohë kohës

Për të ndarë dhimbjet !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.