Përqafuar, si vite më parë
Ecim bregdetit kaltërosh
Jemi sërisht,adoleshente të marrë
Melodia e dallgëve na fton
Me ne ,dhe hëna vallzonte
Yjet na bëjnë shoqëri
Prania e njerzve, tepër e rrallë
Historia jonë roman i gjallë !

Nën dritat e neoneve tek tuk
Ndjehet melodia,e një kitare
Nostalgjia e viteve me vrull
U kthye si kurrë më parë
Të përqafuar si dikur
Kalonim jo më të fshehur, ashtu pranë
Tani, me thinja dhe rrudha në ballë
Mbretëron, dashuria jonë e parë.