11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Mirela Sarolli Ropi

BUZË PJEKUR
Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person dhe teksti
U shfaqe para meje
Në çastin kur isha rrëzuar
Erdhe si rreze drite
Dhe unë, gjeta forcë
Të mbledh copëzat e thyera
Por…Ti prapë je i trembur,mosbesues
Me vetulla të ngrysyra
Sheh,trazuar botën
Kjo më lëndon
Plagën e vjetër
Vallë kupton si ndjehem ?
S’kam qetësi
Më mungon ajo buzëqeshje
Si lule Margarita
Që lulëzonte mbi gurë kalldrëmi
Buza u poq, më ndali koha !
24 Maj 2022 M R
“”””””””””””””””””

ÇASTE DEHËSE (foto nga Vithkuqi )
Frymëzimin ma dha gjelbërimi
Spërkatur me vesë mëngjesi
Rrezet e arta mbi trendafilin
Buzeqeshnin me freski
Duart bëjnë udhëngjitjen
Me vështrime ,filluam përkëdhelje
Gjunjtë përkulen ,numëroj kërcitjet
Shkëmbinjeve ,vazhdojme ecjen
Rrugë e ngushtë s’shkonim tok
Mes lartësisë ,kumbon zëri
Shoqëri na bënin, zogj plot
Kapërxenim gjith dashuri
Flladi freskonte trupat tanë
As lodhja s’na mundi dot
Shijuam kafen, na vajti ne xhan
Atje lart tek kryqi, destinacion
Lartësinë dhe bukuritë natyrore
Shihen shtëpite ,si koshere blete
Bagëtia me blegerimat e tyre
Me këmbore përshëndetëse
Panorama nga lart, dukej perfekte
Kënaqesia bashkohej me zbritjen
Ritmi në tik-taket e zemrës
Jepte çaste dehëse !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.