8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Mirela Sarolli Ropi

1QERSHORI
Mund të jetë një imazh i 3 persona, fëmijë, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Buzëqeshi 1 Qershori
Ditë e fëmijëve mbarë
Buzëqeshje ,brohoritje
Të çarmatosin veç me fjalë
Një,përqafim i bukur si ylber
Edhe lodhjen ta heq
I jep ditës ,plot shkëlqim
Trishtimin ,nga sytë përcjell
Të gëzuar dhe të lumtur u rritshi
O fëmije ,o ëngjej pranverore
Se për ju jeta ,është diamant
T’ju ndricojë, në cdo orë .
Qoftë me ju paqeja
Zemrat paçi të gëzuara
Zoti t’ju bekojë
Me shëndet dhe ëndrra të realizuara !
Mirela Ropi
“”””””””””””Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemë

HARRO ME IKJEN E DIELLIT
Si arin t’a bindësh veten ,
Se mund të qetësohet një stuhi ?
Kur më pas e shndërron në uragan të sertë
Dhe gojës, si vë dot kufi.
Më vjen keq,që harxhova vitet
O Plagë thurur nga pasiguria
Udhëtar i rrugës të pa shpresë
Mes lëkundjesh,të vret marzia
Të përballesh, ske aq guxim.
Ndjenjë fshehur e vetmuar
Me plagë hapur pa shërim
Ndaj,më mirë më harro
Me ikjen e diellit në perëndim !
29 Maj 2022 M R
“”””””””””””””””””””””

PËRKËDHELJE TËRFILI
Dhuratën,e mora gjatë mungesës
Mëngjesin e sotëm më përkëdheli tërfili
Lulet zbardhin si ruaza shprese
Shtruar jeshiltën qilimi
Pushtuar nga bulëzat e vesës
Ndriçonin të artat rreze
Më dehu ajo.., aromandjellëse
Bashkoi flladin e freskët
Ndjeva bukurinë,mrekulli e fatit
Përshëndetjet e bashkudhëtarëve
Ndjenjat natyrshëm të monopatit
Që më uronin mirëseardhjen !
Muzika lehtësonte shpirtin
Ballanconte, rrahjet e zemrës
Kujtime bukurisht përcillnin
Shoqëronin rrezet e shpresës!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.