DY VITE PA TY

Në portretin tënd i lexova
Sa shumë për ty u përmallova
Nga ajo ditë të kërkova
Kurrë më nuk të takova
Sa herë të shohë në ëndrra
Më buzëqesh ti mua
Të kërkoj përtej vetës
Përsëri t’i flasim jetës
Shumëherë më pate thënë
Bijë moj ndegjo çfarë të them
Jeta nuk është lojë
Se m’i mbush sytë me lot
E unë si për shaka
E di moj nënë të thosha
Tani kur nuk të kam
E zbrazët pa ty jam
Sa herë ty të kam lënduar
Më fal t’e zot i bekuar
Dy vite ikën pa ty
Malli më plas në sy.
14 dhjetor 2022
M. Elshani
“””””””””””””””
FLAMURI I ATDHEUT
Është gjaku im që nuk falet
Është ashti im që nuk digjet
Është krisma e pushkës për çlirim
Në çdo cep të atdheut tim
Janë yjet me plot dritë
UÇK-ja roje për çdo ditë
Është drita e diellit
Është hëna që i bën dritë territ
Është toka e Gjergjit
Është besa e atdheut
Është betimi i ushtarit
Është fjala e Adem Jasharit
Në secilēn zemër troket
Me zërin e lirisë thrret
Me rrënjët e thella
Sa vetë jeta
Me çlirimtarët e lavdisë
Për bashkimin e Shqipërisë
E gëdhendur në gurë
Valon në secilën kullë
Është e njëjti flamur hyjnor
Në dritë t’bekimit.
27 Nëntor 2022
M. Elshani
“”””””””””””
Ç’PLAGË
Kam në zemër
As kush nuk e di
Djegur jam në flakë
Për ty Shqipëri
Për ty Çamëri
Bëhem pluhur e hi
Ringjallem si feniksë
Ringjallem në stuhi
Ç’dhimbje kam në shpirt
Që më dhemb çdo ditë
Pjesa ime e ndarë
Trupin e kam varrë
Me mallin e coptuar
Me shpirt të përvluar
Si zog në mal kam mbetur
Me këngën e pa kënduar
Mbështjellem me flamur
Të bëj dritë si nurë
Ç’plagë kam për besë
E din edhe ti
Bashkimin e dua me ty Shqipëri.
3 nëntor 2022
M. Elshani