5.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Mirishahe Elshani

KËNGA E ZHGËNJIMIT

Dola nga palca e dhembjes
Dola nga palca e vuajtjes
Shpërtheva në lot gëzimi
Shpërtheva në fjalë zemërimi
Këndova për të vdekurit
Sa herë mërzitem me të gjallët
I kujtoj edhe të zhdukurit
Që s’u pam me ta kurrë
U mbyta në heshtjen e përmotshme
U fundosa në vargjet poetike
Tani si të qaj për të gjallët
Apo të këndoj për të vdekurit
Si të dal andej murit të mallkimit
Sa e rënd është pesha e mashtrimit
Rrufetë e kohës më dogjën
Vetëtimat e zhgënjimit m’verbuan
Prandaj dal nga vetja
Prandaj çmendem nga tretja
Bëhem akull para diellit
Me këngën e zhgënjimit

10 dhjetor 2021

M. Elshani

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.