13.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

Mirishahe Elshani

KËNGA E MLLEFIT
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Gjarpër i fshehur pse ma helmon gjakun
Pse m’hyn në palcë ma helmon ashtin
Pse ma gris hartën e Shqipnisë
Pse ma vë flamurin në gjysëmshtizë
Durimin ma humb kur kthehesh në lutje
E sa herë shpinën ma kthen në heshtje
Prej kohësh në litar ma vë shpresën
Prej kohësh në buzë ma ndalë fjalën
Sa herë të afërohem në kufij më ndjek mallkimi
Apo duke u largur nga ti tjerëve ju vjen gëzimi
Dhe mbi grimca zemëre të shohë Shqipni
Herë zjarr i ndezur në liri
Deri kur duhet me prit pash dy sytë mi
Të bëhemi të gjithë një
Prap vij tek ti si ylberi pas shiut
E ti më kthehesh me këngën e mllefit.
09 janar 2022
M. Elshani
“”””””””””””

GËNJESHTARËT
Të çmendin së jetuari
Të çmendin së vdekuri
Në zemër nuk kanë dritë
Në zemër nuk kanë dashuri
Nuk mërziten kur janë n’mes zjarrit e hirit
As n’mes akullit e acarit
Sa herë digjesh nga malli
Të përvlojnë për së gjalli
Si plumb të vrasin
Me mashtrimet e tyre
Si mund të jenë njeri
Si mund të jenë perëndi
Si shkojnë përtej imagjinatës
Si shkojnë pëtej vetvetës
Të buzëqeshin me ironi
Të shkruajn me nostalgji
I japin kuptim gënjeshtrës
I japin kuptim errësirës
Bota herë qesh e herë qan me ne
Me çmendurit e tyre
Kthehuni nga vetvetja
Kthehuni nga e vërteta
26 dhjetor 2021
M. Elshani
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.